Analisti Shpëtim Nazarko, komenton vendimin e Partive Popullore Europiane, për t’i hequr të drejtën e votës Partisë Demokratike dhe thotë se ky vendim vjen pasi perëndimorët në mënyrë elegante nuk marrin pjesë në sherret e brendshme të partive.
Ai deklaroi se situata në Partinë Demokratike aktualisht është e paqartë, ku një pjesë janë te grupi zyrtar i PD dhe një pjesë tjetër te grupi i Berishës.
“Është normale që europianët të bëjnë sikur s’kuptojnë asgjë. Mos ftesa do ishte goditje e rëndë dhe e justifikuar se pa u marrë vendimi i gjykatës, askush nuk do të përfshihet.
Europianët nuk marrin pjesë në sherrin e brendshëm të PD. Nuk bëhet ndonjë dëm në PPE se është një parti e vogël, ata kanë ftuar sipas funksioneve të vjetra tre funksionarë të PD. I kërkojnë PD të respektojë linjën e vjetër duke ftuar Belind Këlliçin, Jorida Tabakun dhe Albana Vokshin.
Tentativa për ta shfrytëzuar Këlliçi dhe Tabaku, është shenjë e keqe dhe vazhdim i një politike të keqe. Rama mund të ketë një mijë mëkate, por ajo që sheh publiku është se PD është bërë copa copa jo për shkak të Ramës. Një politikan i ri nuk mund të dalë me teza të politikës së vjetër. Ç’lidhje ka Rama në këtë rast?
Ta zëmë se gjykata mund të japë vendim kundër tyre, ti mund të mbash ndërtesën por jo vulën, mund të shkosh me koalicion tjetër siç ndodhi në 6 mars, që në të vërtetë është dëm.
Ndoshta të tre pjesët PD e vjetër, PD zyrtare që se njeh gjykata dhe LSI mund të bëhen bashkë. Ndonjëherë jo të gjitha të këqijat vijnë për keq, Patozi hodhi tezën se PD e mbledhur në copa, mund të harmonizojnë interesat e vjetra, nëse do shkohet me këtë rrugë me sistemin zgjedhor që kemi ne, favorizohen partitë që kanë shumicën. Edhe mund të shkojmë në këtë variant që ndoshta do të jetë i detyruar.”, tha ai.