Shqipëria i ngjan një skeme krimi. Vrasjet me pagesë të kriminelit Nuredin Dumani, tanimë i penduar i drejtësisë na japin pamjen e zezë e lidhjet e krimit me politikën e pushtetin. Janë pëprmëndur emra që nga Presidenti i Republikës Ilir Meta e deri tek prokurorët e gjykatësit që kanë marrë pjesë në bandat e vrasjeve me pagesë për të eleminuar kundërshtarët politikë apo ekonomikë.
Njëri ndër viktimat e dhunës 32 vjeçare është edhe shtetasi Petrit Kola.
Më datën 12, pak para se të bjerë nata, banesa e tij në fshatin Shkjezë të bashkisë Bushat të Qarkut Shkodër, u bë objekt paniku edhe për banorët e zonës. Zjarri ka shkrumbuar shtëpinë, një plantacion me ullinj dhe një vreshtë me rrush. Kjo zjarrëvënie ngjan të jetë e qëllimshme, pasi tre vatrat janë ndezur në të njëjtën kohë. Rreth 650 rrënjë ulinj dhe 11 000 m2 vreshta, janë djegur dhe policia e zjarrëfikëset, jo vetëm kanë shkuar me vonesë, pas një ore, por ende nuk ka të ndaluar asnjë person të dyshuar.
Jeta e këtij shtetasi është një kalvar vuajtjesh, e denjë për një film me temë krimin shtetëror, prandaj dhe u bë objekt i vëmendjes së gazetës sonë.
Që në krijimin e Partisë Demokratike më 11 dhjetor 1990, Petrit Kola u rendit krah forcave progresive që besonin për një shtet ligjor, por u zhgënjye. Duke qenë një viktimë e shtetit diktatorial të Enver Hoxhës, pasi rrjedh nga një familje antikomuniste, pas viteve 1990, në grup-seksionin e PD-së të Bushatit, prandaj ka provuar persekutimin e dhunën psikologjike e fizike, në doza antinjerëzore, deri në djegien e pasurive.
Terrori është strategji i shtetit bandit, ku secili zyrtar është milioner.
Vetë ekspertët e kriminalistikës, pranojnë lidhjet organike të policisë, prokurorisë, gjyqësorit dhe pushtetit me bandat.
Sot kemi nën akuzë ish kryeprokurorin e Republikës Adriatik Llalla, ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ish kryetari i Gjykatë se lartë Xhezair Zaganjori dhe thuajse tërë hallkat drejtuese të pushteteve kriminale.
Kjo ndodh, pasi krimi ka arritur kulmin e sofistikimit, Pasiguria për jetën është në çdo minutë të ditës dhe të natës dhe në çdo cep të Shqipërisë. Bandat me prapavijë politike dhe shtetërore janë bërë shqetësim edhe për ndërkombëtarët.
Vetë ambasadori i BE-së Luigi Soreca, është largua nga Shqipëria me Urdhër Mbrojtjeje, pasi i rrezikohej jeta. Shqipëria, në çdo cep, është skenë krimi. V.P