Shqipëria nuk meriton të jetë e fundit në Europë!

0

Shkruan Zef Ndreka

Sa herë krijohen shancet për të hedhur hapa në integrimin europian, gjithnjë do të dali një pengesë për na ndaluar në vend.
Kështu ndodhi edhe në takimin e fundit të KE-së, ku nuk u dhanë lajme të mira apo pozitive vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën.
Megjithëse takimi i KE prodhoi lajme të mira për Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Moldavinë fatkeqësisht dështoi të prodhojë të tilla për rajonin tonë dhe veçanërisht Shqipërinë dhe Kosovën.
Këto dy vende kanë ngecur në rrugën integruese duke i kushtuar shumë jo vetëm shqiptarëve, por gjithë rajonit të gadishullit.
Megjithse Kosova duket një hap para Shqipërisë në plotësimin e disa kushteve që lidhën me luftën kundër krimit te organizuar, kundër korrupsionit, në mbajtjen e zgjedhjeve më të lira e më të ndershme, dhe së në planin politik ka një demokraci më funksionale dhe një parlament më funksional, përsëri, këto dy vende u stopuan duke ngulur në klasë, pikerisht për shkak të mos bërjes së detyrave të caktuara, dhe për të ecur përpara per hapjen e kapitujve të integrimit.
Më e keqja për Shqipërinë dhe shqiptarët mbetët vendimi që mori KE duke mos caktuar realisht një datë për të hapur kapituj per Shqipërinë.
Per fat të keq, kështu humbasin vetëm shqiptarët. Pozitës dhe opozitës duket qartë se nuk ju intereson ky proçes.
Edhe pse shikojnë largimet masive të shqiptarëve ku të munden e ku të gjejnë vend, në shenjë të qartë rebelimi për këtë rrugë pa krye të politikës.
Nuk ka si hapën kapitujt për Shqipërinë.
Është krejtësisht e pakuptimtë, mjafton të shikosh jetën parlamentare, luftën e gjoja opozitës per zbatimin e ligjeve e rregullorës së Kuvendit, mjafton të shikosh parlamentin që digjitale flakë, karriget që thyhen e digjen, ligje që miratohen në 5 minuta pa debat siç ndodhi me ligjin për Buxhetin.
Mjafton të shikosh flete-thirrjet e SPAK-ut per politikanët e pozitën dhe opozitës, të shikosh qeveritarë e drejtorë të arrestuar, të shikosh Zv/kryeministrin e arratisur bashkë me pronarët ne letra të inçeneratorëve.
Mjaftojnë këto per te kuptuar lehtë se ne Shqipëri nuk ka demokraci që funksionon. Nuk funksionon shteti, vetëm lyen, përlyen e ngop opinionin me gënjeshtra dhe lugë të florinjtë. Më keq opozita, sidomos Foltorja e Berishës e cila ka blerë mediat e manipulon opinionin me mashtrime vetëm për hallin përsonal të familjes Berisha.
Per Shqipërinë dhe shqiptarët mbetët pyetja:
Klasa politike që ka mbetur a do mundet të avancojë më tej në proçesin e integrimit?!
Përgjigja ime, për fat të keq është Jo!
Shqiptarët, më parë duhet të mendojnë të përmbledhim forcat, të ngrejnë zgupthi e të flasin politikën dhe politikanët e vjetër bllokues të integrimit europian dhe të demokracisë. Të mendojnë për vete, duke besuar kujt ti japin besimin e mandatin për tu bërë realisht pronarë të Shqipërisë për një ekonomi të reformuar pa PPP, pa konçensione korruptive, me një sistem taksash të pranueshme për bisnesin dhe shoqërinë.
Vetëm me këtë rrugë, shqiptarët e rikapin dhe proçesin për tu integruar, aty ku kanë ëndërruar demokratët e viteve ’90, për një Shqipëri Demokratike, Europiane.
Është pikërisht klasa e sotme politike, njëlloj si ajo e kohës se qoftelargut që e lë Shqipërinë të fundit në Europë, vend që shqiptarët nuk e meritojnë…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu