Shkruan Beqir SINA- New York
Më 10 prill 2026, shqiptarët në mbarë botën po vajtojnë humbjen e një miku të vërtetë dhe avokati të palodhur i çështjes shqiptare në Washington.
Ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, i cili vdiq në moshën 79 vjeç, qëndroi si një nga kampionët më të palëkundur të kauzës shqiptare për më shumë se tre dekada. Nga rrugët e Bronx-it – qëndra e një komuniteti të gjallë shqiptaro-amerikan deri në Capitol Hill – Kongresin dhe rënëjen e komunizmit në Shqipëri, lirinë e pavarësinë e Kosovës, çështjen e Çamërisë, liritë e të drejtat e njeriut në Luginën e Preshevës, shqiptarve në Mal té zi, e në Maqedoni, Eliot Engel nuk u lëkund kurrë në angazhimin e tij.
I lindur në vitin 1947 në New York City, Engel përfaqësoi Distriktin e 16-të Kongresit në New York-nga viti 1989 deri në vitin 2021.
Lidhja e tij e thellë me çështjet shqiptare filloi në fillim të viteve 1990, i frymëzuar nga zgjedhësit në Bronx. Kur pak njerëz në Uashington i kushtuan vëmendje, Engel u bë një nga zërat e parë që ngriti alarme për shtypjen e shqiptarëve etnikë në Kosovë nën Slobodan Millosheviqin.
Në vitin 1996, gazeta The Washington Post vuri në dukje se kauza e Kosovës “është mbajtur gjallë në Uashington nga një grup i vogël kongresmenësh të udhëhequr nga përfaqësuesi Eliot L. Engel”.
Ai kryesoi seancën e parë dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve kushtuar vetëm Kosovës në vitin 1994 dhe punoi pa pushim me kolegët për të shtyrë administratën Clinton drejt veprimeve më të forta kundër spastrimit etnik.
Gjatë Luftës së Kosovës në vitin 1999, Engel kërkoi ndërhyrje, duke përfshirë një zonë ndalim-fluturimi, për të ndaluar mizoritë.
Pas konfliktit, ai vazhdoi punën e tij, duke u bërë një mbështetës kryesor i deklaratës së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Si themelues dhe bashkëkryetar i Kaukusit të Çështjeve Shqiptare të Kongresit, ai i mbajti shqetësimet e shqiptarëve – të drejtat e njeriut, demokracinë, integrimin në NATO për Shqipërinë dhe drejtësinë për viktimat si vëllezërit Bytyqi – në ballë të politikës amerikane.
Kosova dhe Shqipëria iu përgjigjën me mirënjohje të thellë. Engel ishte dinjitari i parë i huaj që iu drejtua parlamentit të Kosovës.
Një rrugë kryesore në Pejë u quajt Bulevardi i Kongresmenit Eliot Engel. Një pjesë e autostradës midis Gjakovës dhe Shqipërisë mban emrin e tij.
Kosova madje lëshoi një pullë postare me imazhin e tij. Këto nderime pasqyrojnë më shumë sesa thjesht protokoll ato simbolizojnë një lidhje të farkëtuar në kohë të vështira.
Trashëgimia e Engelit shtrihet përtej politikës.
Ai e vizitoi rajonin disa herë, duke përfshirë hapjen e zyrës së parë të SHBA-së në Prishtinë në vitin 1996 dhe prerjen e shiritit në Ambasadën e re të SHBA-së vite më vonë.
Udhëheqësit shqiptarë, nga presidentët te kryeministrat, e lavdëruan vazhdimisht atë si një “avokat të palodhur” që qëndroi pranë tyre “kur kishim më shumë nevojë për të”.
Sot, ndërsa shqiptarët reflektojnë mbi ndarjen e tij nga jeta, lind natyrshëm një pyetje: Kush do ta çojë përpara këtë miqësi të palëkundur në Kongres?
Engel tregoi se avokimi i vërtetë, i rrënjosur në parim dhe i mbështetur gjatë dekadave, mund ta ndryshojë historinë. Jeta e tij na kujton se kampionët e vërtetë nuk maten me pushtet, por me besnikëri në momente nevoje.
Kombi shqiptar do ta kujtojë përgjithmonë Eliot Engel me mirënjohje. Le të frymëzojë kujtimi i tij brezat e ardhshëm për të ndërtuar mbi urën e miqësisë që ai ndihmoi të ndërtohej midis Amerikës dhe popullit shqiptar. Pusho në paqe, mik i dashur.
Engel : Ka ardhur koha që Tuzit t’i jepet statusi i plotë i Komunës.
Bisedojë; Beqir SINA
16 Janar, 2012
Intervistë e posaçme për gazetën kombëtare Bota Sot, me ligjvenësin demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan.
Johnson Avenue Bronx NY: Në një intervistë e posaçme për gazetën kombëtare Bota Sot, lidhur me takimin që zhvilloi ai në zyrën e tij me Kryetarin e Iniciativës Qytetare dhe deputet në parlamentin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj, ligjvenësi demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, foli me gazetarin tonë, në SHBA-ës, Beqir Sina.
“Kongresisti Engel tha se ka ardhur koha që Tuzit t’i jepet statusi i plotë i Komunës, duke qenë vullnet i qytetarëve shqiptarë, që përbëjnë shumicën në Tuz, dhe se ky ka qenë edhe premtimi i bërë nga autoritetet e Malit të Zi në takimet e tyre në Washington . Për këtë tha ai së shpejti do të bisedojë me qeverinë e Malit të Zi që kjo kërkesë e qytetarëve për komunën e Tuzit të realizohet sa më parë.
Kolegu ynë e pyeti zotin Engel sesi e vlersonte ai këtë takim me Kryetarin e Iniciativës Qytetare dhe deputet në parlamentin e Malit të Zi, Vasel Sinishtaj, ?
Ligjëvënsi demokrat Eliot Engel tha se:
Engel : Ne patëm një takim shumë të mirë. Ai është deputet dhe që jetonë atje, ai ka përshkruar çështjen e shqiptarëve në shumë detaje dhe si ai e sheh ai atë në Mal të Zi, sot. Është e rëndësishme për mua për të dëgjuar dhe për të biseduar me njerëzit që jetojnë atje. Siç e dini unë kam qenë gjithmonë një ligjëvënës që i kam ndjekur me vëmendje çështjet dhe problemet të shqiptarëve në Ballkan, dhe në botë, kjo është diçka që unë mendoj se është mjaft domethënse dhe e bën me shumëkuptim për mua, diçka që ne si kongresistët amerikan, duhet të ndjekim. Çdo gjë unë mund të bëj për të bërë jetën e njerëzve, kudo në botë më të mirë, unë do të doja dhe do të përpiqem ta bëjnë këtë, kudo. Shpresoj se edhe qeveria e Malit të Zi do të bien dakord edhe me mua dhe shpresoj se ne së bashku mund të bëjmë disa nga këto ndryshime sa më shpejt të jetë e mundur, që të gjithë duhet të jenë të barabart.
Unë e u interesova se : “A keni përkrahaje nga grupet të tjera brenda parlamentit të Malit të Zi, nga boshnjakët, serbët, apo pakicat e tjera? A janë serbët minoritet në Mal të Zi dhe a trajtohen si të tillë në Mal të Zi ? .Cilat janë të drejtat e shkollimit shqip në Mal të Zi? Cilat janë marrëdhënjet mes Tiranës , Prishtinës dhe Podgoricës, për sa u përket shqiptarëve ? Cilat janë arsyet që në regjistrimin e fundit në Mal të Zi numëri i shqiptarëve u zvogëlua aq shumë ? e të tjera.
Çfarë duhet bërë për Shqiptarët në Mal të Zi, të cilët përbëjnë më shumë se 5 % të popullatës së përgjithshme dhe jetojnë në 100 vendbanime?
Engel : Natyrisht Shqiptarët janë rreth pesë për qind të popullsisë. Nuk është e qartë pse ende ka disa probleme në Mal të Zi me të drejtat e shqiptarëve, të drejtat e pakicave. Një nga gjërat që mund të bëjmë sa më shpejt është komuna e tërë e Tuzit. Në vlerësimin tim ajo duhet të jetë komuna me të drjeta të plota . Ashtu si dhe koumnat e tjera në Mal të Zi..Njerëzit atje nuk duan që ajo të jetë e ndarë. Kur isha në Mal të Zi, gjashtë vjet e gjysmë më parë na u tha që të presim për të parë se si kemi për të punuar për ta bërë komunë të plotë. Është e qartë për mua se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk duan të vazhdojnë me këtë mënyrë qeverisje të kësaj komune , ata duan komunën e tyre të plotë. Kështu që unë do të bisedojë me qeverinë e Malit të Zi, shumë shpejt për të kërkuar që ata të lejojnë Tuzin të jetë komunë e plotë ashtu si dhe më ka premtuar vetë Podgorica.
Ka ardhur koha që Tuzit t’i jepet statusi i plotë i Komunës, duke qenë vullnet i qytetarëve shqiptarë, që përbëjnë shumicën në Tuz, dhe se ky ka qenë edhe premtimi i bërë nga autoritetet e Malit të Zi në takimet e tyre në Washington . Për këtë së shpejti do të bisedojë me qeverinë e Malit të Zi që kjo kërkesë e qytetarëve për komunën e Tuzit të realizohet sa më parë.
A mendoni sa ka diskriminim në këtë këndëvështrim, për shqiptarët në Mal të Zi ?
Engel : Po, ne gjithashtu biseduam për diskriminim ndaj minoriteteve në përgjithësi. Fakti që ka shumë ligje të mirë në ligjistacionin në Mal të Zi, por për fat të keq shumë prej këtyre ligjeve nuk janë duke u implementuar për të siguruar se nuk ka diskriminim kundër shqiptarëve, e vë në dyshim atë. Kështu që unë mendoj se duhet të ketë një diskutim në lidhje se cilat ligje duhet të zbatohen ose mund të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që pakicat të tilla si shqiptarët do të ndjehen të sigurta, dhe se kenë mbrojtje nga diskriminimi.








