Profil në kohë krize, i një ministreshe të zhytur në luks e në pasuri sheikësh, të fshehura në Londër, Itali, Austri e Greqi, vënë me afera korrupsioni në vendin më të varfër të Europës, ku populli nuk reagon por largohet nga vendi
Me nofkën “Shtriga” e thërrasin nën zë Belinda Ballukun gjithë ministrat, deputetët, drejtorët dhe zyrtarët e PS-së, ngaqë kështu e thërret kryeministri Edi Rama që kur e kishte drejtoreshë në Bashki, drejtoreshë në “Albcontrol” e prej afro 4 vitesh edhe ministre energjie e infrastrukture.
Nofka që Edi Rama i ka vënë Belindës, përputhet me kuptimin e drejtëpërdrejtë të fjalës “Shtrigë” në fjalorin e gjuhës shqipe: “Zemër ngushtë, e keqe, e lumturuar me vuajtjet e të tjerëve”.
Kështu ka qenë Belinda, sa herë ka folur kohë e fundit për krizën e energjisë në familjet e varfra shqiptare, të cilave ua rriti 5 herë çmimin mbi sasinë 800 KWh.
E trishtuar e me fytyrë të vrerosur si “Shtrigë” e hidhëruar, doli Belinda te dera e kryeministrisë, kur përsëriti vendimin për mos-zbatimin e çmimit të energjisë me fashën e re; ndërsa si “Shtrigë e lumtur” foli para 5 ditësh, kur përsëriti urdhrin e Edi Ramës, për rritjen e çmimit të energjisë me 42 lekë/Kwh më 1 nëntor.
Por u trishtua ditën e hënë më 11 tetor pas mbledhjes së qeverisë për buxhetin, nga vendimi elektoral i Bablokut, që çmimi 42 lekë për sasinë e energjisë mbi 800 Kwh të mos fillojë deri në muajin qershor 2023, pas zgjedhjeve lokale.
Natyrisht, që kryeministri po bën testime e lojëra elektorale më çmimin energjisë, ndërsa Belinda Balluku vihet në siklet, mbasi i duhet të përshtasë gjendjen shpirtërore dhe veprimet e saj edhe disa herë brenda ditës: herë si “Shtrigë” e kënaqur dhe herë si “Shtrigë” e trishtuar.
Super e kënaqur ishte Belinda, prej pazarit me dy anijet e Bangladeshit të ardhura në Vlorë, të cilat pa asnjë shkak real, do zhvasin 700 milionë Euro taksa publike për 2 vite, sikur gjoja do prodhojnë energji elektrike për të zgjidhur krizën.
“Shtrigë” në ekstazë ishte Belinda kur dha këshilla për të larë rrobat me 30 gradë, për të larë enët 1 herë në javë e për të mos ndezur televizorët.
Madje filloi të kërcënonte, duke mashtruar sikur në Gjermani, Francë, Zvicër e Austri, ishte miratuar ligj i posaçëm, për dënimin me burg të atyre që nuk do zbatonin këto masa kursimi.
Ky është një profil në kohë krize, i një ministreshe të zhytur në luks e pasuri sheikësh, të fshehura në Londër, Itali, Austri e Greqi, vënë me afera korrupsioni në vendin më të varfër të Europës, ku populli nuk reagon por largohet./Pamfleti