Si e shohin europianët Trump-in aktualisht?

0

Shkruan Zef Ndreka

Trump, gjithnjë e më shumë po ndiqet me shqetësim dhe dyshim pasi shumë liderë të BE-së e shohin Trump si një kërcënim për unitetin euro-atlantik, sidomos për NATO-n.
Ai e ka thënë hapur se SHBA mund të mos i mbrojë vendet që nuk shpenzojnë mjaft për mbrojtje.
Trump po shihet tashnë si një faktor destabilizues, pasi për Berlinin dhe Parisin, Trump sjell pasiguri sepse preferon marrëveshje bilaterale dhe nuk i respekton aq institucionet ndërkombëtare.
Trump gjithashtu po shihet si një model frymëzimi për nacionalistët europianë, pasi liderë si Viktor Orbán (Hungari) dhe Giorgia Meloni (Itali) e shohin Trump-in si aleat ideologjik.
Lind pyeta:
Çfarë mund të ndryshojë me një mandat të dytë Trump?!
Pergjigja e saktë ështe se NATO mbetët në provë. Kështu Trump po shtyn fort që Europa të paguajë më shumë për mbrojtjen e saj, dhe nga kjo mund të shohim një shkëputje graduale të SHBA nga garantimi i sigurisë europiane. Kjo do ta detyronte BE-në të krijojë një mbrojtje më të pavarur.
Në marrëdhëniet tregtare shohim të rikthehen tarifat e larta ndaj produkteve europiane (çeliku, makina, verë, etj.), pasi Trump e sheh BE-në si konkurrent ekonomik.
Ndërsa për çështjen e Ukrainës, Trump ka thënë se do ta “mbyllte shpejt” luftën, kjo jo vetëm që nuk po ndodh, përkundrazi, kjo ngre frikën se ai mund të shtyjë për një marrëveshje që i lë Rusisë territor të pushtuar.
Kështu Europa e ndarë nëse do ta pranonte një gjë të tillë, do të ndahej më shumë.
Ndërsa për migracionin dhe politikën e brendshme, Trump mund të frymëzojë më tej shumë parti të djathta populiste në Europë që kërkojnë kufizime të forta të emigracionit.
Sot Europa është në dilemë.
Disa shtete si Polonia, Hungaria, Italia mund të lidhen më ngushtë me Trump-in.
Ndërsa Gjermania, Franca, Spanja do të kërkojnë një linjë më të pavarur, duke e parë se nuk mund të mbështeten pa kushte tek SHBA.
Mund të ndodhë që për herë të parë, BE të fillojë seriozisht të ndërtojë një politikë të përbashkët mbrojtjeje.
Pra, nëse presidentët e tjerë amerikanë përfaqësonin stabilitet dhe partneritet me Europën, Trump shihet si një “sfidë” që i detyron europianët të zgjedhin ose të varen më pak nga Amerika, ose të përshtaten me stilin e tij transaksional.
Çfarë ndodh me Europën nëse Trump e dobëson ose tërhiqet pjesërisht nga NATO?
Kështu, siguria mbetët në krizë.
Dihet sot, se NATO është shtylla e mbrojtjes së Europës që nga viti 1949. Nëse SHBA dobëson angazhimin, shumë shtete europiane (sidomos Balltiku, Polonia, Rumania) ndihen të pambrojtura përballë Rusisë.
Në këto kushte, Rusia do të ndjehej më e lirë për të testuar kufijtë e BE-së me provokime ushtarake dhe kibernetike.
Atëherë, BE-ja do të detyrohet të krijojë ushtrinë e saj.
Deri tani, idetë për një ushtri europiane kanë qenë më shumë në letër. Por pa SHBA-të, Gjermania dhe Franca do të duhet të udhëheqin krijimin e një force të përbashkët europiane.
Ky proces do të jetë i vështirë, pasi kërkon miliarda investime, pajisje moderne dhe një komandë unike (që sot nuk ekziston).
Shtetet do të detyrohen të dyfishojnë buxhetet e mbrojtjes. Gjermania, për shembull, do të duhet të kalojë nga 2% në 3–4% të PBB-së për ushtri.
Kjo do të thotë më pak para për politika sociale dhe më shumë barrë për qytetarët.
Ndërkohë, Rusia do të përfitojë nga dobësia europiane dhe do të shtojë presionin mbi Ukrainën dhe fqinjët e saj.
Nga ana e saj, Kina do të përpiqet të shfaqet si alternativë ekonomike për disa shtete europiane që duan siguri tregtare.
Turqia do të luajë një rol më të madh si fuqi rajonale mesdhetare, duke u bërë më e rëndësishme për Europën.
Ndërsa forcat populiste në Europë do të shprehen se nuk kemi pse t’i bindemi Brukselit, as SHBA-së. Le të mbrojmë vetëm interesin tonë kombëtar.
Kjo, mund të rrisë ndarjet brenda BE-së dhe të dobësojë unitetin e saj politik.
Kështu, në një skenar ekstrem ku Trump e dobëson NATO-n, Europa tronditet në siguri,
BE-ja detyrohet të marrë përgjegjësi ushtarake,
dhe rivalët globalë fitojnë terren.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu