Si SPAK do përmbysë listën e PD në Tiranë! Kush jane deputetet qe i pret burgu dhe kush do u zere vendet

0

Në zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha siguroi në listën e mbyllur veten dhe besnikët e tij, duke nxjerrë në ‘det të hapur’ fituesit e primareve të PD, ku sfidoi dhe injoroi vullnetin e bazës së partisë. Të paktën në Tiranë, plani i Sali Berishës për të veshur me imunitet deputeti dhe privilegjet e mandatit besnikët e tij, pritet të prishet nga SPAK dhe GJKKO, duke i përmbysur listën e deputetëve.

Sali Berisha dhe Fatmir Mediu, pjesë e listës së mbyllur të Tiranës, janë në proces gjykimi në GJKKO, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion në bashkëpunim. Nëse Berisha dhe Mediu do të dënohen me vendim të formës së prerë, humbasin automatikisht mandatin e deputetit.

Mandatin e tyre e përfitojnë Ilir Alimehmeti, më i votuari në listën e hapur pas Jorida Tabakut, me mbi 16 mijë vota, si dhe Loranca Hoxha, e cila ka marrë mbi 5 mijë vota. Më të votuar se sa Loranca Hoxha janë Ilir Meta, Asllan Dogjani dhe Myslim Murri, por për shkak të kriterit të kuotës gjinore, mandati do t’i takonte Loranca Hoxhës.

Ndërkaq, një llogari të hapur me SPAK-un e ka edhe Flamur Noka, pjesë e listës së mbyllur të PD-së. Noka po hetohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Nëse SPAK dhe GJKKO do të godasin Nokën, në listë pritje për t’i marrë mandatin janë Ilir Meta dhe Asllan Dogjani.

Por, Ilir Meta është në burg për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa Asllan Dogjani është në proces gjykimi, pasi akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie. Që të dy mund të dënohen. Në këto rrethana, mandatin do t’a merrte Myslim Murrizi. Llogari të hapura në SPAK kanë edhe Belind Këlliçi, Xhelal Mziu, Luan Baçi etj., pjesë e listës së mbyllur.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu