Simbol epoke/Një histori e kthyer në peizash

0

Shkruan Zef Ndreka

Më në fund, një pamje madhështore e cila nuk do të jetë thjesht një statujë, por është një deklaratë historike e vendosur mbi horizontin e Adriatikut.
Vendosja e Mbretëreshës Teuta pikërisht mbi atë “ballkon natyror” e bën figurën e saj të mos jetë vetëm monument, por roje simbolike e bregut ilir. Ajo nuk shikon tokën pas shpine, por detin përballë, aty nga erdhën përplasjet, tregtia, luftërat dhe qytetërimet. Është rikthim i historisë në vendin e vet gjeografik.
Kombinimi i shtizës së gjatë, mburojës dhe qëndrimit frontal e bën figurën e mbretëreshës komandante. Teuta këtu nuk paraqitet si figurë mitike e largët, por si prani e gjallë mbi territor. Totemi i gjarprit është detaj më i goditur, i cili e lidh figurën me botëkuptimin ilir, ku natyra, fuqia dhe shenjat simbolike nuk ndaheshin nga identiteti.
Pozicioni i statujës është gjenial nga ana simbolike. Rruga Shëngjin–Velipojë poshtë saj është si një arterie moderne që kalon nën vështrimin e historisë. Koha jonë kalon, por identiteti mbetet mbi ne.
Ky lloj monumenti nuk i shërben vetëm estetikës apo turizmit, por rikthen figurën e gruas si udhëheqëse në memorien historike,
e zhvendos identitetin kombëtar nga folklori drejt rrënjëve ilire.
Ky monument do të krijojë një pikë referimi vizuale që lidhet me territorin.
Teuta mbi det, është mesazh i qartë për gjithë brezat. Shqiptarët nuk janë popull i lindur në male nga rastësia, por një qytetërim që ka parë detin si horizont, jo si kufi.
Nëse ndonjë monument e meriton të quhet simbol epoke, ky është një prej tyre.
Kjo është histori e kthyer në peizazh.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu