Sipërmarrësi: Gjaku i breshkave kërkohet për kurimin e sëmundjeve të rënda

0

Sipërmarrësi Erjan Guxha i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania është shprehur se gjaku i breshkave po përdoret për kurimin e sëmundjeve të rënda.

Ai theksoi se ka dhe persona të tjerë që duan t’i marrin breshkat dhe për t’i mbajtur breshkat në shtëpi duke shtuar se institucionet duhet të tregojnë kujdes në ruajtjen e breshkave.

“Jam surprizuar kur pashë se ishin futur të trafikimi , ka shumë që duan t’i marrin për ti pasur në shtëpi si kafshë shtëpiake. Kanë dalë shumë doktorë italianë tradicional që sugjerojnë që gjaku i breshkave mund të përdoret dhe se ilaç. Për mendimin tim kjo është e gabuar pasi ka dhe breshka që janë të dëmtuara, që kanë vetë sëmundjen. Gjaku i breshkës po përdoret për kurimin e sëmundjeve të rënda. Ka pasur kërkesa për kërkimin e 300 breshkave. Ne nuk kemi kujdes për ruajtjen e breshkave”-theksoi ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu