Situata në Veri/ SHBA dhe BE akuzojnë Albin Kurtin

0

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar për situatën në Veriun e Kosovës.

Ai ka shkruar në Twitter se “dënon fuqishëm veprimet e Qeverisës së Kosovës” që sipas tij po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin.

”I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE” – ka theksuar Blinken

Per situaten e tensionuar ka reaguar edhe Brukseli zyrtar duke thënë se i dënojnë ashpër përleshjet mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve, serbëve lokalë.

”Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet” – përmbyllet komunikata e BE-së.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu