Sjhefi i opzitës pla “bombën”: Yuri Kim ka qenë promotore e tenderave korruptivë pa garë

0

Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat akuzoi sërish ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim.

“Në mbështetjen e verbër të këtij regjimi, Yuri Kim ka qenë një lloj McGonigal i hapur. Në dy aspekte, e them dhe do ta them. Në përpjekjen e saj antikushtetuese dhe antidiplomatike për të shkatërruar opozitën. Dhe kjo është në një zinxhir deklaratash. Por ajo mendoi se unë mund të shantazhohesha.

Ndër të tjera, i thotë një deputeti të PD-së, si mesazher: shko dhe thuaji, nëse deri nesër Sali Berisha nuk pranon këtë ose atë, ndaj fëmijëve të tij dhe atij, do merren këto masa. I përgjigjemi, mos pritni nesër, merrini sot

Nëse u kujtohet, Lul Brava u thoshte bashkëpunëtorëve të tij se do e pësojnë keq fëmijët e tij apo ai.

Ajo ka tejkaluar çdo limit në këtë aspekt. Por ajo ka qenë promotore e bizneseve të padrejta, promotore e bizneseve pa tender të hapur dhe ato jana baraz me korrupsion.

Ajo ka mbrojtur koncesionin e Skavicës pa tender.

Ajo ka mbrojtur koncesionin e Butrintit pa tender.

Ajo ka mbrojtur koncesionin për shndërrimin e TEC-it të Vlorës në gaz, që kushton 120 milionë euro, kur ndërtimi kushtoi 110 milionë.

Unë kam punuar shumë që kompanitë të vijnë në Shqipëri, por nuk kam pranuar kurrë të vijnë pa tender të hapur.

Pse? Sepse Bechtel është një gjigant në ndërtim, por SHBA kanë gjigantë të tjerë në ndërtim dhe ardhja e tyre në tender është në interesin e shqiptarëve që do zgjedhin ofertën më të leverdishme.
Unë e quaj akt të mirëfilltë korruptiv Butrintin. Pse e them këtë për Rothschild-ët? Sepse kanë qenë gardianët më kryesore të këtij parku, kanë bërë promovim të shkëlqyer të parkut. Kanë krijuar fondacionin. Por kishin një gjë, ruajtja e tërësisë së parkut. Unë jam dëshmitar i demarsheve që bënin ata kur bëhenin ndërtime në zonën e parkut. Sepse ata kishin konceptin e tërësisë së parkut.

Ndërsa në këtë koncesion, Fondi mori qytezën, Rama mori Kepin e Stillës. Shqipëria u gjymtua tërësisht Parku i Butrintit. Parku nuk ishte vetëm qyteza. Në Kepin e Stillës ka një mrekulli natyrore.

Zonja e ka përkrahur me gjithë forcën këtë gjymtim. Kur diplomatët tanë ia kanë ngritur zotit Riker çështjen e Portit të Durrësit, në atë takim zonja ka mbajtur një qëndrim absolutisht në kundërshtim me interesat e shqiptarëve. Ka thënë se po merret FBI me këtë problem. Çka më bën të dyshoj se ka qenë McGonigal edhe në këtë aferë”, deklaroi kryedemokrati Sali Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu