Skema/ Si i pastron paratë e drogës Artan Dulaku, ortaku i Ben Qimes; i shpallur 2 herë investitor strategjik nga Qeveria

0

Sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare dhe dhe atyre vendase (DASH, Komisioni Evropian, SHISH, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, SPAK etj.), ndërtimi është sektori kryesor ku pastrohen paratë e pista, që burojnë nga krimi dhe korrupsioni.

Ashtu siç lejoi kanabizimin e vendit në 2016, Babloku i ka hapur rrugë edhe pastrimit të parave të pista si një formë kriminale zhvillimi. Si rrjedhojë, në vitin 2020, Task Forca për Veprim Financiar pranë Komisionit Evropian vendosi të rikthente Shqipërinë në listën gri të vendeve që paraqesin rrezik për pastrimin e parave, duke e futur në ‘një thes’ me Zimbabve, Maltën etj.

Pastrimin e parave e ka marrë në dorë vetë Edi Rama, për të cilin do të paraqesim evidenca konkrete më poshtë.

I vetmi problem ishte SHISH dhe disa segmente në polici që informonin amerikanët dhe Brukselin.

Edi Rama arriti të largonte kreun e SHISH, por sidomos kreu e policisë Gledis Nano, i cili ishte i besuar i amerikanëve. Duke kapur policinë dhe SHISH, grupi i pastrimit të parave nisi të vepronte i qetë.

Kush është grupi dhe si funksionon skema?

Në vitin 2015, mazhoranca socialiste e drejtuar nga Edi Rama, miratoi ligjin “Për investimet strategjike”, duke realizuar dy qëllime: Grabitjen e pronave publike në bregdet, duke i kaluar në dorën e disa oligarkëve dhe pastrimin e parave me resorte mbi pronat e tjetërsuara publike dhe private.

Babloku më pas ngriti Komitetin e Investimeve Strategjike, duke u dhënë statusin e investitorit strategjik klientëve të tij dhe shokëve të Olsit.

Në fakt, siç edhe e kanë konfirmuar investigimet, klientët e shpallur investitorë strategjikë kanë vetëm letrat. Nuk kanë pasqyra financiare dhe të ardhura për të justifikuar investimin. Asnjë nga investitorët strategjikë nuk ka burime të ligjshme të ardhurash për të kryer veprat e mëdha që kanë marrë përsipër. Dosjet janë me letra false dhe me kontrata mashtrimi gjoja për kredi.

Sot po ndalemi tek Artan Dulaku, ‘perandori’ i pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit në Shqipëri që nga vitet 2000.

Dulaku është simboli dhe ikona e pastrimit të parave të drogës në Shqipëri.

Edi Rama e ka shpallur dy herë Dulakun investitor strategjik, ku duhet të investojë 120 milionë euro.

Dulaku ka çuar tek Rama edhe disa dosje për të tjera resorte në Jug.

Projektet e resorteve të Dulakut i bën Rea Rama, vajza e Linda Ramës, bashkëshortja e Bablokut. Dhe projektet e studios artitekturore ku punon Rea, Babloku nuk mund t’i refuzojë, aq më tepër që Dulaku ka edhe një televizion që komandohet me pult nga Rama.

Në zonën Perivolo në Dhërmi, kompania Concord Investment, në pronësi të vëllezërve Artan, Ardian dhe Genci Dulaku, do të ndërtojë një kompleks turistik me vila dhe hotele. Kompleksi do të kushtojë 32 milionë euro. Kompania ka marrë statusin e investitorit strategjik edhe për ndërtimin e projektit San Pietro në Gjirin e Lalzit me vlerë 88 milionë euro. Pra 120 milionë euro.

Zona të tjera nga Dhërmiu deri në Gjirin e Lalzit janë piketuar nga Dulaku për të ndërtuar resorte, duke grabitur prona private dhe publike, për të pastruar para.

Po ku i merr paratë Tan Dulaku?

Pasqyrat financiare të kompanive të tij, edhe pse ka pastruar para prej 20 vitesh, nuk justifikojnë investimin. Janë paratë e bosëve të krimit, korrupsionit dhe trafikut të kokainës. Dulaku është mbulesa. Dulaku është hinka që thith paratë e bosëve të krimit.

Një pjesë e parave të Ben Qimes, profesorit të krimit të Fierit, që magazinon dhe shpërndan kokainën e Trifon Muratajt sipas DEA-s amerikane, dyshohet se përfundojnë tek Tan Dulaku dhe hidhen në ndërtim. Vitet e fundit, ka të dhëna se Dulaku është afruar edhe me Endrit Doklen, ish numrin dy të Bandës së Durrësit.

Partnerët ndërkombëtarë, SHISH dhe SPAK, janë sinjalizuar se pas Dulakut qëndron edhe Olsi Rama, njeriu i trukimeve që kontrollon mafien e call center-ave dhe bixhozit në Shqipëri. Dhe ku shfaqet Olsi Rama, nuk mungon Gaz Demi, ‘mamuthi’ i pastrimit të parave në ndërtim, duke nisur që me hotelet Demi në Sarandë, kaluar në emrin e drejtoreshës së hipotekës, Aida Demi.

Gaz Demi dhe Dulaku kanë lidhje të forta dhe të hershme në pastrimin e parave. Madje, Dulaku i ka bërë dhuratë Gazit betonin për Klubin Partizani. Pjesë e grupit është edhe Artan Lame, i cili ka asistuar me letra dhe legalizime në resortet që janë produkt i parave të pista. Kemi të bëjmë me një skemë të mirë organizuar dhe që si arkitekt ka Edi Ramën, si zbatues ka Tan Dulakun, projektuese Rea Ramën, mbikëqyrës Olsi Ramën, financues bosët e drogës dhe krimit, certifikues Artan Lamen etj.

Dulaku nuk është hinka e vetme e parave të pista në vend, por është më i mbrojtur nga veprimi i drejtësisë për momentin, për shkak se vepron nën hijen e Edi Ramës./Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu