“Smart City”, Balla firmosi koncesion 140 mln dollarë, 52 mijë dollarë për një kamerë

0

Mbrëmjen e djeshme, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj denoncoi në një dalje televizive projektin “Smart City”, që parashikon instalimin e mijëra kamerave të sigurisë në të gjithë vendin.

Ahmetaj u shpreh se, pas vizitës së një ish-ministri të Brendshëm, ishte zgjedhur një kompani specifike për zbatimin e projektit, pa përmendur emrin e ish-anëtarit të qeverisë. Sipas informaconeve në media, ky ish-ministri është Taulant Balla, aktualisht kryetar i grupit parlamentar socialist.

Fotoja e siguruar nga mediat tregon se më 23 prill 2024, gjatë një vizite zyrtare dyditore në Abu Dhabi, ish-ministri Balla firmosi marrëveshjen për zhvillimin e projektit Smart City në disa qytete të Shqipërisë. Sipas të dhënave të zbuluara po nga media, kostoja fillestare e projektit prej 60 milionë dollarësh është shumëfishuar në 140 milionë dollarë, një fond i siguruar si kredi nga Abu Dhabi dhe i dhënë pa tender një kompanie të caktuar.

Ahmetaj theksoi se shifrat janë alarmante: një kamerë trupi për efektivët e policisë kushton 15,723 dollarë, ndërsa një kamerë për monitorimin e trafikut arrin vlerën 52,000 dollarë, gjashtë deri në shtatë herë më shumë se çmimi real në treg.

Sipas ish-zv.kryeministrit, kontrata i jep një kompanie nga një vend jashtë NATO-s akses në infrastrukturën kritike dhe të dhënat sensitive të qytetarëve, duke rrezikuar përdorimin e një “teknologjie armiqësore” dhe sigurinë e vendit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu