Sondazhi: Donald Trump përpara Joe Bidenit në gjashtë nga shtatë shtetet “e lëkundura”

0
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka një avantazh në sondazhet ndaj Presidentit Joseph Biden në gjashtë nga shtatë shtete në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Kandidati republikan Trump ka një avantazh prej 2-8 pikë përqindjeje ndaj kandidatit demokrat Biden në Pensilvani, Miçigan, Arizona, Xhorxhia, Nevada dhe Karolinën e Veriut, shtete votuesit e të cilave tradicionalisht janë të pavendosur për kandidatin e një partie.

Në këtë sondazh të Wall Street Journal janë ofruar edhe kandidatë që nuk i përkasin partive Demokratike dhe Republikane, por theksohet se rezultatet kanë qenë të ngjashme kur të anketuarve iu ofruan vetëm Trump dhe Biden, transmeton Reuters.

Biden kishte një avantazh prej 3 pikë përqindjeje vetëm në Wisconsin.

Anketa është kryer në datat 17-24 mars dhe kishte gjithsej 4200 vota, pra 600 nga shtatë shtete, dhe marzhi i gabimit ishte minus ose plus 1.5 pikë përqindje për të gjithë kampionin dhe 4 pikë përqindje për rezultatet në shtete individuale.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu