Sot seancë maratonë në Kuvend, Edi Rama prezanton programin e qeverisë

0

Parlamenti i Shqipërisë do të mblidhet për herë të tretë këtë javë. Sot kryeministri Edi Rama do të prezantojë programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që çdo deputet të ketë të drejtën të flasë nga 10 minuta në lidhje me këtë çështje.

I vetmi që nuk ka kufizim kohor është Edi Rama si kryeministër i vendit. Më pas Sali Berisha ose Gazment Bardhi nga opozita kanë të drejtë të flasin po aq minuta sa kryeministri.

Diskutimet pritetn të zgjasin deri në mesnatë, çka do të çojë në ndërprerjen e seancës dhe rifillimin e saj të premten.

Në fund të maratonës së diskutimeve, Kuvendi do të votëbesojë qeverinë e re me kryeministrin dhe 16 ministrat, duke votuar dekretet e presidentit Bajram Begaj.

Nëse votimi do të bëhet të premten herët, edhe ceremonia e betimit të kabinetit tek presidenti do të zhvillohet po atë ditë. Përndryshe, ajo do të shtyhet për të shtunën. Menjëherë pas betimit, Rama pritet të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re, siç ka ndodhur në mandatet e mëparshme.

Kryeministri Edi Rama do të prezantojë gajtë seancës së sotme plenare programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.Programi, i cili është 59 faqe, mbështetet në tre shtylla kryesore: Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme dhe Mirëqenia për të Gjithë.

E para, “Shqipëria Evropiane” dhe synimi për ta integruar vendin në BE brenda 2030-ës. Shtylla e dytë baztohet te “Rritja e qëndrueshme ekonomike”, ndërsa tek e treta, qeveria premton se këtë mandat do t’i hedhë më shumë sytë tek qytetarët me “Mirëqenie për të gjithë”.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu