Kreu Sport Sot Shqipëri-Poloni/ Përballje për ëndrrën e botërorit, në Tiranë valëviten flamujt grek

Sot Shqipëri-Poloni/ Përballje për ëndrrën e botërorit, në Tiranë valëviten flamujt grek

0

Sot është një ditë e veçantë për çdo shqiptar, pasi Kombëtarja shqiptare e futbollit zbret në fushë përballë Polonisë, në një sfidë që mund të na afrojë me ëndrrën e madhe të Botërorit.

Ndërsa shumë tifozë shqiptarë janë nisur drejt Varshavës për të mbështetur skuadrën me shpresën e një fitoreje historike, një arritje që vendi ynë nuk e ka prekur kurrë më parë, ajo që ndodh në kryeqytet lë shumë për të dëshiruar.

Në një ditë që duhej të ishte e mbushur me ngjyrat kuqezi dhe frymën e bashkimit kombëtar, në vend që Tirana të vishej me flamuj shqiptarë, ndodh e kundërta. Në sheshin kryesor të qytetit, përkrah flamurit tonë, valëvitet edhe flamuri i Greqisë.

Një vendim i tillë ngre pikëpyetje të forta, sidomos në një moment kaq simbolik për shqiptarët. Në vend që vëmendja të përqendrohej te mbështetja e kombëtares dhe te një moment që mund të shkruajë histori, skena zhvendoset drejt një zgjedhjeje që shumëkush e konsideron të papërshtatshme dhe provokuese.

Në një natë ku zemrat e shqiptarëve rrahin për të njëjtin qëllim, pamje të tilla krijojnë më shumë ndarje sesa bashkim. Dhe kjo, ndoshta, është humbja më e madhe jashtë fushës.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu