SPAK ç’pret?! Njerëzit e inceneratorëve hapin llogari bankare në Turqi, si po fshihen mijëra euro

0

Njerëzit e inceneratorëve kanë hapur një llogari bankare në Turqi në dhjetor të vitit 2022.

Këtë fakt e ka denoncuar mbrëmjen e sotme koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj.

Në një intervistë me Sonila Meçon, ajo tha se kompania mëmë e inceneratorëve po dërgon qindra mijëra euro në Turqi dhe vetëm në dhjetor janë bërë dy transaksione.

“Kam një ekskluzivitet. Kanë hapur në dhjetor të 2022-shit, për herë të parë pas shumë sforcove, se nuk po e hapnin, një llogari në Turqi. Dhe kompania mëmë po dërgon qindra mijëra euro në Turqi dhe të njejtën kontratë që bën mëma, e bën dhe Zimbabve. Inceneratori i Tiranës po flasim ne, se te Fieri dhe Elbasani i kanë marrë letrat ata, kanë mbaruar punë. E kam të faktuar, përgjigjem ligjërisht unë për këtë që them. E kam të faktuar me dokument edhe transaksionin që kanë bërë, se kanë bërë dy transanksione në dhjetor dhe askush nuk flet”, theksoi Shehaj./ B.A.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu