SPAK dhe GJKKO po instalojnë drejtësinë

0
Shkruan Zef Ndreka
Spaku dhe GJKKO në këto pak vite ju kanë futur të dridhurat të pa prekshmëve ne vëndin tonë.
Sigurisht, guximit të tyre, vendosmërisë dhe moralit për të instaluar drejtësinë e munguar në Shqipëri i ka dhënë vetëm mbështetja amerikane dhe konkretisht Departamenti i Shtetit Amerikan, duke i rritur, duke i trimëruar në luftë të hapur me strategjitë e pengmarrësve të derisotëm.
SPAK-u nuk duhet të ndalet, as të vetëkënaqet. Ka ende shumë punë dhe e presin beteja të forta për të shkatërruar krimin dhe korrupsionin.
SPAK-u nuk duhet të merret vetëm me vilat e të pasurve të vendit, apo të mjaftohet me zbulimin si krimi i organizuar ka bërë pasuritë.
Është e qartë dhe e kuptueshme se edhe në SPAK ka njerëz që kanë marrë përsipër të dështojë puna e saj. Janë tentakulat e kriminelëve që për mbi 30 vite kanë mbajtur nën tutelë njërin nga pushtetet, siç është ai gjyqsorë.
Këto njerëz që sot mundohen të minojnë veprimtarinë e SPAK-ut, tregojnë pikërisht sa e kapur dhe sa e përdorur nga pushteti ka qënë drejtësia ndër vite, e cila ka qënë e mbushur plot me të tillë pa kapacitetet e mjaftueshme, pa moralin e domodoshëm.
Mbështetja amerikane për drejtësine e re, si thembra e Akilit për stabilizimin e Shqipërisë dhe ecjes përpara drejt euroatlantizmit pa krime e korrupsion, realizoi atë që pritej. Ndodhi që të paprekshmit u prekën.
Duhen falënderuar SHBA-të, sepse SPAK dhe GJKKO u bënë me kurajo.
Për të gjithë është e qartë se SPAK dhe GJKKO janë themeli i reforma në drejtësi, por jo vetë reforma, e cila sigurisht është më komplekse.
Ndaj duhet edhe pak kohë, të mbarojë reformimi që edhe shqiptarët më në fund të kenë pikërisht drejtësinë të re.
Drejtësia është në vetvete doktrinë juridike, e cila realisht është e munguar në vendin tonë, për shumë arësye që i ka artikuluar DASH-i, edhe kur ka shpallur përsona non grat-a.
Ne kemi parë shumë gjyqtarë e prokurorë që dalin nga Magjistratura, por që ndotën shumë shpejt rrugës, përlyhen shpejt, madje futën disa prej tyre edhe në rrugët e krimit, duke mbështetur grupe dhe kriminelëtë përlyer.
Detyra e SPAK-ut është të punojë realisht për të hedhur themelet e drejtësisë, për Shqipërinë, dhe jo për të justifikuar apo më keq, tu dukur e për të bërë “bella figura” për amerikanët.
SPAK-u ka në dorë të mos vonojë drejtësinë.
Ndaj vetëm duhet mbështetur…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu