Shumica e pajisjeve të votimit elektronik për të cilat KQZ ka bërë tendera të drejtëpërdrejtë në shifra dhjetëra milion euro, (37 mln dollarë), nuk punuan pikërisht ditën për të cilën janë blerë. Vetë kreu i KQZ Ilirian Celibashi bëri të habiturin kur votoi vetë dhe asgjë përfshirë pajisjen e identifikimit, nuk funksiononte.
Ky është një krim dhe një vepër korruptive e kapur në flagrancë. SPAK duhet që menjëherë pas mbylljes së këtyre votimeve, të zbarkojë në KQZ dhe të nisë arrestimet nga i pari te i fundit.
Ilirian Celibashi i cili muaj të tërë përpara ditës së zgjedhjeve kishte merak se cili ishte për atë kryetari i Partisë Demokratike dhe si të manipulonte fletën e votimit duke e lënë koalicionin Berisha-Metaj pa emër kryetari në fletë, në rastin më të mirë duhet që të përgjigjet për “shpërdorim detyre”.
Gjithashtu edhe Zëvendëskryetarja e KQZ, përfaqësuese e opozitës, Lealba Pelinku që hesht dhe nuk flet, duhet që të përgjigjet po njësoj.
Ajo që ka ndodhur këtë ditë zgjedhjesh me votimin elektronik është një krim në flagrancë. Me këtë rast duhen hapur letrat e tenderave dhe të trajnimit të mijëra njerëzve, për të cilët janë hedhur miliona euro vetëm për të qene gati këtë ditë.
Ish-ministri i Edi Ramës pasi të japë llogari në SPAK për këtë skandal të paprecedentë, mund të dalë sërish përpara gazetarëve së bashku me zëvendësen e tij Pelinku dhe të na flasin për Sali Berishën, si “kryetar” i PD.
Apo për Ilir Metajn si kryetar i koalicionit, “Bashkë Fitojmë” por meqenëse nuk e ka me qejf, edhe mund të mos ja shënonin emrin në fletën e votimit, pasi “kryetar” sipas perceptimit të kreut të KQZ dhe zëvendëses së tij është Sali Berisha dhe vetëm ai.
Ky skandal, kjo vepër korruptive e kapur në flagrancë për rreth 530 pajisje elektronike të paguara “sa frëngu pulën” por që nuk punojnë, duhet që të bëhet urgjentisht shembull nga SPAK