SPAK Erion Veliaj ka shpërdoruar 920 milionë lekë pagesa për Baton Haxhiun dhe mediat qeveritare

0

Partia Demokratike bëri publike sot me shifra dhe fakte, sesi kryebahskiaku socialist i Tiranës, Erion Veliaj, po i blen me para mediat që të mos shkruajnë asnjë fjalë për skandalet e tij, grabitjen e miliona eurove me skemën e inceneratorit, abuzimet e deri edhe kërcënimin publik të Baton Haxhut ndaj ish-deputetit Belind Këlliçi.

Genta Vangjeli nga Departamenti Antikorrupsion në PD, deklaroi sot se:

“Për ta kuptuar se pse Baton Haxhiu kërcënoi Belind Këlliçin, do t’ju paraqesim një pasqyrë të pagesave që Erion Veliaj, me paratë e inceneratorëve, dalë nga xhepat tuaj, u bën mediave dhe njerëzve të lidhur me to.

Kështu, Fondacionit Mediatik Dritan Hoxha, një degë e Top Channel, i ka dhënë një shumë prej 56 milionë lekësh të rinj nëpërmjet pagesave, të ashtuquajtura projekte kulturore, gjithsej shtatë të tillë, nga viti 2016 deri në 2023

Image

Qendrës URA, e përfshirë në kallzimin penal të depozituar nga deputetët e PD për Bunkart 1 dhe 2, I ka dhënë 22.2 milion lekë.

Edhe në këtë rast fondet nga incineratorët janë maskuar nën zërin ‘projekte kulturore’, të tilla si ‘maratona e jetës’, ‘bunk jazz’, ‘magic show art’, e të tjera.

Image

Top Albania Radios, një tjetër degë e Top Media, një fond prej 8.7 milion lekësh, të ndara në tre projekte kulturore ,në vitet 2021, 2022 dhe 2023

Image

Top News, po ashtu satelit i Top Medias, një projekt kulturor të quajtur ‘Ora e Tiranës’ në vlerën e 5 milion lekëve të rinj në vitin 2023.

Image

Kështu, Erion Veliaj, pronari faktik i incineratorit të Tiranës, sipas ish-Numrit 2 të Qeverisë Rama, Arben Ahmetajt, ka paguar në total 92,7 milion lek të rinj që mediat dhe “VIP-at”, t’i bëjnë fresk, t’i ndreqin imazhin dhe të mbyllin ekranet e mediave.

Më kryesorja, Veliaj ka blerë heshtjen e medias ndaj megaskandalit të incineratorit inekzistent të Tiranës.

Dhe kjo ka funksionuar mire, sikurse e pamë në rastin e gazetarit lobist dhe këshilltar, Baton Haxhiu, kur kërcënoi publikisht denoncuesin kryesor të inceneratorit të Tiranës, dhe rivalin e Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi.

Këto janë provat që paraqesim para publikut, sepse e dimë se SPAK nuk i mer parasysh faktet që kanë të bëjnë me Ramën dhe Veliajn. Është i njëjti SPAK që deklaronte se nuk i di kush janë pronarët e incineratorëve dhe tashmë që i tregoi Arben Ahmetaj, prapë bën sikur nuk e di apo nuk ka dëgjuar gjë.

SPAK, po të ishte në krye të detyrës, duhet të reagonte dhe të hetonte shpenzimet e kryera nga Bashkia Tiranë drejtpërdrejt në favor të mediave, të hetojë përfituesit e tërthortë mediatik të cilët janë paguar nga fondet e kësaj bashkie jo në mënyrë të drejtëpërdrejt.”

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu