SPAK i dorëzon policisë urdhrin e arrestit për Arben Ahmetajn

0

Disa ditë pasi parlamenti i dha autorizim për arrestimin e ish-zv.kryeministrit, SPAK i ka dorëzuar policisë urdhrin e arrestit për Arben Ahmetajn. Avokati i tij ka thënë se Ahmetaj gjendet në Britaninë e Madhe, ndërsa vetë Ahmetaj ka thënë se nuk mund të kthehet për arsye familjare. Fakti që SPAK ka siguruar urdhrin e arrestit nënkupton se arrestimi tashmë ka marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme.

Ndaj ish zv.kryeministrit, SPAK ka ngritur akuzë për tre vepra penale. Ai akuzohet për korrupsion, fshehja apo mosdeklarim të pasurive dhe pastrim parash.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu