Në dosjen hetimore të SPAK-ut për korrupsionin 20-vjeçar të Arben Ahmetajt theksohet se Tigri i aferave ka pastruar paratë e korrupsionit me vilën e famshme në Hamallaj, kompleksi ‘Vala Mar’, kamufluar në emrin e bashkëjetueses Eriola Hoxha me pagë sekretareje.
Vila dykatëshe me 517 metra truall dhe 221 metra ndërtim ka kaluar në emrin e Eriola Hoxhës për 220 mijë euro.
Vila kushton mbi 1 milionë euro. Vlera e deklaruar prej 220 mijë euro nuk mbulon as punimet ekstra në vilë, përfshirë edhe gurët e blerë në krujë për veshjen e oborrit dhe mureve.
Pranë vilës së sekuestruar si aset i korrupsionit të Arben Ahmetajt, në kompleksin “Vala Mar” në Hamallaj, ka një vilë edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në emrin e bashkëshortit Saimir Sallaku.
Nga verifikimet rezulton se vila përbëhet nga një sipërfaqe ndërtimi 174 m2 dhe parcelë 421 m2. Vila është deklaruar 195 mijë eruo.
Prapaskena ka parë nga afër vilën, e cila nuk ka ndonjë ndryshim domethënës nga vila e Arben Ahmetajt.
Nga burime të tjera mësohet se vlera e deklaruar e vilës 195 mijë euro nuk mbulon as mobilimin e saj, ku përfshihen edhe punime druri antik.
Vlera e deklaruar e vilës 195 është një shumë qesharake dhe jashtë çdo logjike tregu.
Ka dyshime të forta se Jorida Tabaku, ashtu si Arben Ahmetaj dhe shumë pushtetarë e ish pushtetarë të tjerë, ka pastruar para me vilën në Hamallaj, duke e deklaruar 5 herë më lirë se sa çmimi real.
Ftojmë kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, që të mos inspektojë vetëm Rrugën e Arbërit kur kthehet nga vendlindja, por të bëjë një shëtitje edhe në kompleksin e pasanikëve në Vala Marë dhe të shikoje se si paratë e korrupsionit, plaçkitjes së pasurive publike, paratë e trafiqeve, evazionit fiskal etj., janë shndërruar dhe rreshtuar në vila luksoze.