Juristja Brizida Gjikondi, gjatë intervistës me gazetarin Arlind Isa ne ABC komentoi edhe akuzat që implikojnë deputeten Monika Kryemadhi me financimet ruse. Ajo thotë se akuzat ndaj saj tregojnë se SPAK duhet të reagojë dhe të nisë hetimet nëse këto akuza rezultojnë të vërteta.
Kujtojmë që Partia Socialiste i bëri thirrje sistemit të drejtësisë që të hetojë Kryemadhin dhe lidhjet e saj me oligarkët rusë. Deputetja Klotilda Ferhati, në një deklaratë për mediat dy ditë më parë, u shpreh se drejtësia shqiptare duhet të hetojë Kryemadhin dhe prokuroria të mos humbasë kohë./abc