SPAK nis hetimet/ Gati arrestimet nga Veliaj tek Rama, pas çiftit 95 vjeç 35 milion dollarësh ja çifti tjeter 30 milion dollarësh

0

Thellohet skandali me inceneratorët, pasi një tjetër çift të moshuarish kanë rezultuar si  ‘miliarderë’ të një kompanie e cila bënte evazion fiskal me inceneratorët. Rruzhdije e Shkëlqim Meta janë çifti për të cilët është thënë se i’u është shitur kompania që ka kryer evazion fiskal në vlerën 30 milion euro

Zonja ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të kësaj kompania dhe as nuk njeh asnjë person të përfshirë në këtë ngjarje. Ajo ka mohuar se njeh Dashamir Ymeraj dhe Eneidi Zeqo dhe ka thënë se kartat e tyre të ID mund të jenë përdorur për të bërë falsifikime dokumentash.

“Nuk dinim asgjë, Ne nuk kemi shtëpi, jo biznes. Ne rrimë tek vëllai im, na ka strehuar ai se na është shembur shtëpia. Ne nuk kemi shtëpi e jo më të jemi biznesmenë. Ne s’kemi bukë të hamë. Kartat tona nga nuk po shkojnë. Ku u gjetën ato të partive që dolën njëherë”, ka deklaruar ajo.

E moshuara ka shtuar se përveç se nuk kanë kompani apo biznese të tilla, ato janë në vështirësi ekonomike pasi iu kanë shembur shtëpinë për shkak të projektit të unazës së re, e cila përfshiu edhe disa shtëpi në zonën e Laprakës , aty ku çifti i moshuar jetonin të vetëm.

“Nuk dimë asgjë fare. Tani do gjejmë kush janë ata njerëzit dhe të dimë si të reagojmë. Unë jetoj tek vëllai, kam pasur shtëpinë në Laprakë por ma ka shembur shteti dhe nuk kam shtëpi, jam pa shtëpi”, ka përfunduar zonja.

Rruzhdije e Shkëlqim Meta janë çifti i dytë i përfshirë në skandalin e inceneratorëve, i cili po nxjerr në dritë një aferë të madhe korruptive ndër vite.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu