Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kryebashkiakun socialist të Këlcyrës Klement Ndoni. Burime pranë akuzën thanë se Ndoni po hetohet për korrupsion zgjedhor, ndërsa ka nisur edhe thirrja e personave që vlerësohen se kanë dijeni për hetimin.
Të mërkurën e kaluar, në SPAK për t’u marrë në pyetje një 75-vjeçar. Në denoncimin e bërë prej tij përpara zgjedhjeve të 14 majit, pretendoi se funksionarë vendor në këtë Bashki, i kanë ofruar ndihmë ekonomike dhe punësim të djalit të papunë në këmbim të votave të familjes së tij në favor të kandidatit socialist për kreun e Bashkisë.
Sipas denoncuesit, episodi kishte ndodhur në zyrat e Bashkisë vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale. Këtë të martë, në pyetje është marrë një tjetër qytetare për të cilën ka dyshime se i është ofruar mbështetje në formë ryshfeti kundrejt votës për kryebashkiakun në 14 maj.
Ndoni rezulton i kallëzuar edhe më parë në prokurori me akuzat për shpërdorim detyre, lidhur me disa projekte në qytet apo emërime në sektorin publik. Në 2016 ai u akuzua publikisht nga shtetasi Bardhi Nunollari, ish-i dënuar për trafik droge që përmes deklarimeve publike, tha se ishte i habitur që kandidonte për postin e kryebashkiakut një person me të cilin kishte trafikuar lëndë narkotike. Akuzë të cilën Ndoni e mohoi.
Në lokalet e 14 Majit 2023, Klement Ndoni u konfirmua kryebashkiak me 2019 vota, duke lënë pas rivalin e Bashkë Fitojmë Arjan Kasaj (1936 vota) dhe atë të partisë së vulës Adriatik Spahiu (137 vota)./Boldnews