SPAK po i afron prangat Erion Veliajt, nisin arrestimet në stafin e tij

0

Erjon Buçuku, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë Tiranë është marrë si i pandehur nga SPAK.

Kjo pasi punonjësi i bashkisë Tiranë thuhet se për të punësuar një çift në shkollat e Tiranës ka kërkuar prej 250 mijë lekë të reja.

Konkretisht, Buçuku ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 100.000 lekë, për të punësuar shtetasin Geraldi Bregu, si roje të shkollës 9 vjeçare “Ardian Klosi”. Ndërkohë ka kërkuar edhe 150.000 lekë që bashkëshortja e Bregut të punësohej si sanitare në shkollën “Mihal Grameno”.

Ndaj punonjësit të bashkisë rëndon akuza “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Njoftimi nga SPAK:

Nga hetimi i gjithanshëm dhe objektiv i këtij procedimi është provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, i pandehuri Erjon Buçuku, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë Tiranë, ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 100.000 (njëqind mijë) lekë, për të punësuar shtetasin Geraldi Bregu, si roje të shkollës 9 vjeçare “Ardian Klosi”, Tiranë, si dhe i ka kërkuar përfitim të parregullt shtetasit Geraldi Bregu në vlerën monetare prej 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, për të punësuar të fejuarën e tij si sanitare në shkollën “Mihal Grameno” Tiranë, por shtetasi Geraldi Bregu nuk ia ka dhënë këtë vlerë monetare.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu