Dëshmia e Ardian Çapjas se një politikan i lartë me emrin Taulant është i përfshirë në përgjimet e masakrës së shkurtit të vitit 2016 në Elbasan duket se ka tronditur disi politikën ne vend.
Çapjaka deklaruar se gjatë hetimeve doli në përgjime emri i një politikani me emrin Taulant, por përgjimet u fshinë me urdhër të gjykatës.
“Pas masakrës së 3 Shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shtëpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtar i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmënd sepse më rrezikohet familja” deklaroi Çapja.
Ndërkohë PD ka akuzuar drejtpërdrejtë Ballën si një vrasës dhe se me urdhër të tij u ekzekutua avokati Ravik Gurra.
Gazetari Basir Çollaku, njofton se oficerët e policisë gjyqësore në vitin 2016 kanë kërkuar përgjimin e telefonit të Taulant Ballës, kërkesë kjo e pranuar nga prokuroria.
Por një muaj më mbrapa ka ardhur kërkesa po nga oficerët e policisë gjyqësore, që të fshihen përgjimet në telefonin e Ballës, pasi ishte një lapsus duke çuar në këtë mënyrë edhe asgjesimin e të gjitha përgjimeve.
Rikujtojmë se dhe sot, kreu i PD Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj Ballës, duke i thënë se bën porosi vrasjesh dhe se duhet të shkojë në prokurori.