SPAK-u u rrit!

0

Shkruan Zef Ndreka

Vetëm kaq vite ishin të mjaftueshme për “foshnjën” SPAK për të arritur më në fund që drejtësisë shqiptare të shumë pritur, të arrijë autoritetin e pavarësisë, të vrasë pandëshkueshmërinë e ministrave, kryeministrave, presidenteve të vendit, trafikanteve e njerëzve të afërt të lidhur me to.
Gjykimit mbi krimet dhe korrupsionin galopant të ndodhur në Shqipëri, SPAK-u iu doli përballë për të vendosur drejtësinë e munguar në këtë vend, për të dhënë llogari të gjithë zullumqarët ku përfshihen edhe non grat-at dhe të tjerë.
Për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk mbante më ujë pilafi. Erdhi momenti që SPAK ose do fillonte ndëshkimet ose do të dështonte në misionin për të cilën ishte krijuar.
Por, a mund të lejojnë amerikanët dështimin?! Sigurisht që jo.
SPAK-u edhe pse në moshë të re, tregoi dhëmbët, që tregon se është një mekanizëm i mirë formuar, i fortë dhe me siguri do forcohet më tej. Autoriteti i tij po vjen në rritje dita ditës, që i ka futur frikën në palcë të paprekshëve të deri sotëm.
Kulmimi deri më sot, sigurisht ishte me rastin Berisha.
Ende pa filluar procesi i gjykimit, u tund fort drejtësia shqiptare. Mjaftoi vetëm një letër e prokurorit dhe një vendim paraprak gjykate për të shkundur të paprekshmit. Dhe u pane menjëherë që bishat u trembën edhe pse tregojnë ende dhëmbët që ju kanë mbetur në gojë.
Sigurisht që Berisha do të paguaj gjithë protaginizmin 32-vjeçare të ndjenjave të tij, të egoizmit, të agresivitetit pa kufij, të urrejtjes, të korrupsionit, të dëmeve që i ka bërë zhvillimeve demokratike dhe Shqipërisë.
Sali Berisha nuk e ka njohur dhe nuk e ka respektuar asnjëherë shtetin ligjor. Ai, së bashku me oligarkët e tij janë bërë gllabëruesit e ekonomisë shqiptare përmes korrupsionit.
Sjelljet e tij, së fundi pas masave të marra nga SPAK dhe gjykata, i vendosën kapakun për të gjitha çfarë thamë më lart. Më kot pritet prej tij durimi per të perfillur drejtësinë, shtetin apo rregullat w një vendi demokratik. Berisha plak tashmë ndjehet në grahmat e fundit, duke u zhvlerësuar përballë edhe mbështetësve të tij çdo ditë që kalon, nga pricipet morale e shoqërore.
Gjuha e tij e urrejtjes e tregon qartë këtë.
Kishte vite që Berisha ishte kthyer në një shqetësim per shoqërinë shqiptare. Ai, pasi mashtroi foltoristët e tij për rikthimin në pushtet, pasi kreu trafikimin e tyre drejt partisë së Metës, ai I dha rrokullimen e fundit PD-së dhe mbase gjithë opozitës.
Tani, “kirurgjia” amerikane përmes SPAK-ut, ka marrë në dorë “bisturinë” dhe po operon me kujdes për të hequr infeksionin e madh, korrupsionin.
Nga ky infeksion, po përdorën ” penicilina” speciale për shkuljen e Berishës me kompani nga skena politike infektuese. Mbarimi i këtij operacioni do të rezultojë një çlirim per shoqërinë tonë dhe njëkohësisht do çlirohemi nga makthi shumë vjeçarë i krimit dhe korrupsionit.
Në e dijmë se SPAK-u është në betejë me mafien politike dhe ekonomike të instaluar shumë vite më parë. Por do ta fitojë betejën me to, në bashkëpunim me aleatët strategjikë të Shqipërisë, me SHBA-të në radhë të parë, me Britaninë e Madhe, por edhe me vende të BE-së.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu