Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar kontrolle në disa subjekte, në kuadër të një hetimi që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, për të cilën është kërkuar autorizim për arrestim.
Sipas informacioneve, kontrollet janë fokusuar kryesisht në procedurat e tenderimit të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës, të cilat po hetohen për shkelje të dyshuara të ligjit.
Burime bëjnë me dije se SPAK ka nisur hetimet ndaj Ballukut për disa procedura prokurimi, për të cilat dyshohet se janë zhvilluar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Në këtë kuadër, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë zyrtare për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres, hap i domosdoshëm për vijimin e procedurave penale dhe shqyrtimin e masës së sigurisë.








