Kreu Kryesore SPAKU dështoi. Hajdutë, mbani vesh, Amerika do shpallë gjendje të jashtëzakonshme

SPAKU dështoi. Hajdutë, mbani vesh, Amerika do shpallë gjendje të jashtëzakonshme

0

Avokati anglosakson Spartak Ngjela ka paralajmëruar se SHBA-ja mund të vendosë gjendjen e jashtëzakonshme në Shqipëri.

Gjatë një interviste në TCH, ai tha se politika amerikane ka bërë një reformë në drejtësi për të eliminuar korrupsionin e krimin e organizuar, gjë që nuk ka ndodhur.

Ngjela shtoi se SPAK nuk po lejohet të punojë nga të korruptuarit, gjë që sipas tij do çojë në vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri.

“Politika amerikane ose politika e BE-së bëri një reformë në drejtësi këtu, me shpresën që do eliminonte korrupsionin dhe krimin e organizuar. Se ky është SPAK-u dhe SPAK-u nuk funksionon se nuk lejohet nga të korruptuarit, vendoset gjendja e jashtëzakonshme. Duhet të ruhet shumë.” – tha avokat Ngjela.

Zoti Ngjela shpesh i referohet vetes si një “anglosakson”, nisur nga parimet që ai thote se ndjek kur gjykon situatën politike.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu