Spartak Ngjela është një plak pervers, me probleme të shëndetit mendor…

0

Avokati Spartak Ngjela ka shokuar me deklaratën e tij, teksa u shpreh se femra edhe “kur përdhunohet dorëzohet nga kënaqësia”.

Gjatë një interviste, ai u shpreh se ka momente kur gratë nuk i rezistojnë dot vështrimit të një mashkulli, si edhe “bëjnë skema sikur s’duan” të kryejnë marrëdhënie.

Ndërsa theksoi se “vjen një moment i caktuar që femra mbasi ka filluar të shtrëngohet për përdhunim dorëzohet nga kënaqësia”.

Lidhur me deklaratën e këtij të fundit ka ardhur edhe një reagim nga Evi Kokalari e cila nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Facebook shkruan:

Shqiptarët seriozisht kanë humbur busullën e moralit.

Që Spartak Ngjela është një plak pervers dhe ndoshta me probleme të shëndetit mendor, kjo dihet nga publiku i gjerë, por ç’ka ishte më skandaloze nga ato që tha Ngjela, ishte audienca që e duartrokiti, dhe personat në studio, duke futur dhe dy femra që nuk thanë absolutisht asnjë gjë për të protestuar atë që nxorri nga goja ‘avokat’ Ngjela.

I gjithë ai episodë tregoi problemet që ne kemi si shoqëri, banalitetet që lejohen në mediat shqiptare, shëmtirësinë e moralit publik.

Ku janë ato të shoqatës së gruas, që ishin aq “të indinjuara” kur unë flisja për imoralitetin e gruas deputete, që duhet të jetë shëmbull për gruan shqiptare në përgjithësi, por heshtin kur mediat po normalizojnë përdhunimim fizik dhe seksual të femrës?!

Shoqëria Shqiptare është e degjeneruar mëndërisht. Ndoshta janë pasoja të regjimit komunist dhe atij post-komunist, nuk di të them, por kjo heshtje i bën shumë dëm kombit.

Dhe AMA duhet të marrë masa dhe ti vër gjobë emisionit, dhe televizionit që me sa kuptoj s’kanë dalë akoma as me një deklaratë për ta dënuar çfarë u tha, dhe as ti kërkojnë falje publikut dhe gruas Shqiptare.

Dhe të imagjinosh që ky televizion drejtohet nga katër gra, të cilat janë nëna, motra dhe vajza vet…shumë trishtim!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu