“Spërthen” Yuri Kim: “E dimë se po përpiqeni të frikësoni gjyqtarët”

0

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar me anë të një mesazhi në rrjetin social. Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja shkruan se është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe për të ecur përpara.

Diplomatja shton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke i kushtuar një vëmendje të veçantë të gjitha zhvillimeve dhe do vijojnë të mbështesin fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi.

Yuri Kim: 

“Ne jemi të vetëdijshëm për përpjekjet e shumta për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve  me fjalë të tjera, për t’u zvarritur Shqipërinë në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet.

Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo prapa, madje as të qëndrojë në vend. SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi”, shkruan Yuri Kim.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu