Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, do të mbërrijë mëngjesin e sotëm në Tiranë. Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton vendin tonë.
Steinmeier do të pritet me ceremoni zyrtare nga Presidenti Begaj. Ceremonia do të nisë në orën 10:00, ndërsa do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në 10:55.
Vizita e Steinmeier vjen në kuadër të turit që ai po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, ndërsa dy ditë më parë ishte edhe në Maqedoninë e Veriut.