Stoltenberg bën thirrje për përmbajtje dhe dialog mes Kosovës dhe Serbisë

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, në konferencë për media të mbajtur të mërkurën në selinë e NATO-s para takimit të ministrave të mbrojtjes së shteteve anëtare të aleancës, ka folur për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Stoltenberg ka thënë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të çojnë në përkeqësimin e mëtejshëm të tensioneve.

Ai ka thënë se rruga përpara për Kosovën dhe Serbinë është dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe ka shtuar se inkurajon të dy palët që të angazhohen me mirëbesim në procesin e negociatave.

“Kemi parë rritje të tensioneve në Kosovë dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor në muajt e fundit. Kam vizituar rajonin para Kërshëndellave. Mesazhi im është që të gjitha palët duhet të përmbahen nga gjuha inflamatore dhe nga veprimet që mund të përkeqësojnë tutje tensionet në rajon. Kur bëhet fjalë për Kosovën, rruga përpara është dialogu i lehtësuar nga BE-ja, dhe inkurajoj Prishtinën dhe Beogradin që të angazhohen në mirëbesim në dialog”, ka thënë Stoltenberg në konferencën për media.

Ai ka shtuar se shkaku i sulmeve dhe dhunës që kanë ndodhur në Kosovë gjatë vitit të kaluar, NATO-ja ka shtuar prezencën në Kosovë, duke dërguar qindra trupa, për të siguruar ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu