Suksese në jetë Ilir! Dhe mos u mërzit se ke shokë plot aty

0

Shkruan Myslim Murrizi

Ehhh mor Ilir!

Të pata thënë që kujdes nga të tjerët, por më more inat kot mua dhe më ndeje larg.

Një foto na bënë bashke në stadium në Elbasan dhe ja hodhe 2 vjet.

Të erdhi në lokal ‘GZONA’ Soreca, Yuri dhe ish ambasadori Anglez dhe ta “futen”.

Po munde i thuaj edhe Frides së akademisë së barinjve të bëj ndonjë foto me mua që ta shtyj deri në zgjedhjet e 2025, së ndryshe nuk e kalon beharin.

Se për Olten, Luleshtrydhen e të tjerë nuk kam kohë për foto “miku” im.

Sa kohë që do rrini “urtë” e nuk do flisni se kë keni shokë skuadre e komandant grupi, vetëm do ti kaloni “pushimet”.

Kushedi se si ndjehet Ndriçim Hajdarmataj sot kur i the suksese në jetë kur e hoqe si drejtor të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Tropojë në tetor 2016???

Mos u mërzit Ilir se aty ke shokë plot dhe avash avash do të vijnë plot të tjerë derisa të ngelet jashtë vetëm “komandanti”. SUKSESE NE JETE.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu