Një person ka mbetur i plagosur rëndë nga një sulm me thikë në një tren në Gjermaninë perëndimore.
“Sulmi me thikë në ndodhi në shtetin federal të Rhineland-Pfalz. Një person u sulmua me thikë në një tren që udhëtonte nga Koblenz në Lahnstein am Rhein dhe u plagos rëndë”, shkruan gazeta.
Mësohet se për momentin i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është ndaluar.
Ende nuk nuk ka informacione për identitetin e tij apo motivet që e çuan drejt këtij veprimi.