Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulmet ushtarake kundër Venezuelës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në një përshkallëzim të ndjeshëm të përpjekjeve të Administratës Trump për të rrëzuar presidentin e vendit, Nicolas Maduro.
Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se Nicolas Maduro dhe gruaja e tij është kapur nga ushtria amerikane, raporton Corriere della Sera.
Disa shpërthime u raportuan nga dëshmitarët në kryeqytet, Karakas, duke filluar rreth orës 2 të mëngjesit sipas orës lokale. Videot e postuara në mediat sociale treguan shpërthime të mëdha dhe atë që dukej të ishte avion ushtarak amerikan që fluturonte ulët mbi qytet.
Ambasada amerikane në Venezuelë lëshoi një deklaratë në faqen e saj të internetit duke thënë se ishte në dijeni të raporteve për shpërthime në dhe përreth Karakasit.
Ambasada amerikane në Bogota , Kolumbi, po i paralajmëron gjithashtu qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë për në Venezuelë.
Në deklaratën e saj, ambasada amerikane në Venezuelë këshillon qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë për në vendin e Amerikës së Jugut dhe rekomandon ” fuqimisht ” që ata që ndodhen tashmë atje “të largohen menjëherë”.








