Sulmuesi shqiptar dëshirë e Kombëtares dhe Kosovës, 17-vjeçari stërvitet me ekipin e parë të Bajernit

0

Yll Gashi është stërvitur me ekipin e parë të Bajernit të Mynihut gjatë kësaj jave. 17-vjeçari është vendosur nën urdhrat e trajnerit Vinsent Kompani, që po përgatit ndeshjen me Hamburgun.

Gashi është përmendur më parë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Kështu qendron si dëshirë e Kombëtares dhe Kosovës, me këta të fundit që raportohet të jenë më të avantazhuar për të fituar shërbimet e sulmuesit.

Bëhet fjalë për një talent, që aktivizohet në qendër të sulmit. Deri tani ka luajtur me përfaqësuesen U-16 dhe U-17 të Gjermanisë, por shumë shpejt pritet të ndryshojë fanelë.

Futbollisti i talentuar ka zhvilluar 49 ndeshje me moshat e Bajernit nga sezoni 2023-2024, duke shënuar 36 gola dhe asistuar 12 të tjerë. Bajerni e zotëron kartonin e talentit që në vitin 2022 nga Herta e Berlinit, me këta të fundit që raportohet të kenë fituar 90 mijë euro.

Sfida e radhës për Bajernin do të luhet më 13 shtator. Ndeshja me Hamburgun nis në orën 18:30 dhe vlen për Bundesligën.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu