Tabloja ngjethëse e piktorit rus, Kostandin Makovsky

0
Shkruan Albert Vataj
Tabloja, “Bullgaret martire” është një nga pikturat më të njohura të piktorit rus, Kostandin Makovsky. Ajo është impresion i jetësuar pas kthimit të tij nga një udhëtim në Ballkan. Në verën e vitit 1877, Makovsky shkoi në Ballkan, ku bëri skica, duke lëvizur në prapavijat e ushtrisë ruse në Serbi dhe Bullgari. Ky moment i fiksuar me kaq vërtetësi dhe realizëm ngjethës është pjesë e panoramës së masakrave të ushtarëve turq ndaj popullsisë vendase, grave dhe të krishterëve në veçanti.
Mund të jetë art në lidhje me: 1 person
Siç dëshmohet edhe në këto vepër, brutaliteti turk është aq mizor, i pamëshirshëm, sa edhe sot ndërsa e kundron atë të kaplon një gjendje ankthi dhe një urrejtje të përzihet, gatitur në një shpërthim. Masakrat e turqve ndaj popullsisë bullgare si kundërpërgjigje e kryengritjes popullore që shpërtheu në vitin në vitin 1876, dhe makabriteti i skajshëm i bashibozukëve ndaj popullsisë civile, la mbresa të thella te piktori, i cili realizoi këtë tablo rreth muajit shkurt të një viti më vonë 1877. Kjo pikturë u ekspozua në në Shën Petersburg dhe të gjitha të ardhurat që u siguruan prej saj u shpenzuan për tu ardhur në ndihmë popullsisë së prekur nga kjo batërdi.
“The Martyresses bullgare”, 1877 është episod i luftës turko-ruse që daton gjatë periudhës ndërvitase 1877-1878. Tabloja e piktorit rus Konstantin Makovsky, e cila përshkruan përdhunimin dhe më pas vrasjen e grave dhe nënave bullgare nga afrikano-osmanët, gjatë shtypjes së kryengritjes në prillin atij viti kur edhe ishte shpallur mobilizimi i mbështetjes që bullgarët do t’i bënin rusëve në përballjen me turqit.
Teknika e përdorur dhe realizimi, drita që shpërthen duke mbuluar me një vezullim hyjnorë gratë, i jep kësaj pikture tonet e një tabloje që rreket të të ofrohet si një ofertë për besim. Realizmi dhe dejet, shprehitë e fytyrave të personazheve, aajo e fëmijës së lebetitur, e nënës që përmiqet më kot të shpëtojë kthetrave të asaj lukunie hijenash të uritura. Tërësia e saj shprehëse është vetë ajo që mëton, vetë ajo që i ofrohet artëdashësit, ëndjes që bie në grackën e këtyre thirrjeve pa shpresë dhe tmerri pa cak.
Më shumë se sa një moment ngjethës, kur ushtarë të përbindshëm lëshohen mbi gra dhe nëna me fëmijë për të shfryrë epshet dhe hakërrinë e tyre mizore, kjo tablo është një faqe nga historia e Bullgarisë e atyre grave martire, të cilat provuan mizorinë e një armiku të përbindshëm.
E shkuara mbetet pas, por ajo ligësi, ajo poshtërsi, ajo forcë e së keqes që hakërrehet me kaq mizori ndaj civilëve të pambrojtur, ndaj grave, gjithnjë ka diçka për të treguar, diçka për të kthyer në ndërmëndje… atë të pafalshmen dhe të patolerueshmen e vetë luftës dhe makabritetit që sjell ajo.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu