Tallavaja mediatike: Çim Peka ia bëri pyetjet Mirel Mërtirit, përgjigjet i dhanë Babloku e Lali Eri me mesazhe

0

Të vetmet pyetje që nuk iu bënë ishin këto: – A keni dokumente që ish-ministri Arben Ahmetaj ka firmosur në favorin tuaj për landfillet?

A jeni acaruar me ish-ministrin Arben Ahmetaj, pse ai refuzoi dhe nuk firmosi për landfillin e Tiranës?

A jeni përdorur nga treshja Rama- Agaçi-Veliaj dhe a keni financuar me Klodian Zoto, media të qeverisë e prokurorë të SPAK, për të goditur Arben Ahmetajn?

Ishte një tallava mediatike e deklaruar 1 javë para, intervista e publikuar ditën e hënë në emisionin “Çim Peka Live” me trafikantin Mirel Mertiri, që SPAK e ka shpallur në kërkim, si bosin faktik të landfilleve Elbasan, Fier e Tiranë.

Nga struktura dhe përmbajtja e intervistës pyetje-përgjigje, ajo ishte një tymuese e porositur, për të mbuluar këtë aferë financiare, të sajuar e realizuar nga grupi mafioz qeveritar Rama- Agaçi-Veliaj, me dyshen Zoto- Mërtiri të përdorur si “lavatriçe”.

Në 3 orë muhabet si në mejhane, Mirel Mërtiri nuk tha asgjë, madje as ato që shqiptarët kanë mësuar nga mediat dhe deklarimet e SPAK në raportet hetimore, por bënte lojëra fjalësh me drejtuesin e emisionit dhe të ftuarit e tij, që aktronin skeçin mediatik bashkë me Mertirin.

Këtë bindje e krijuan deklarata të drejtuesit Çim Peka e  Mirel Mërtirit; ndër to, fakti që pas çdo pyetjeje, Mirel Mërtiri fillimisht qëndronte në heshtje e në pritje, me sytë te telefonat dhe ekrani i kompjuterit, pastaj pas çdo sinjali që dëgjohej në studio, ai përgjigjej duke lexuar mesazhet.

Krejt pa dashje, Çim Peka i tha Mirel Mërtirit, që të përgjigjej direkt, duke mos lexuar mesazhet te celularët e kompjuteri, ndërsa ai iu kundërpërgjigj, duke i thënë: – Mos e shkel paktin, se kemi rënë dakord të mos më thuash çfarë veprimesh të bëj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu