Në Dhërmi pashë një djalë që ishte ulur poshtë një cadre. Mbrohej nga dielli. Shiste lodra uji për fëmijë. Tavlla për burra. Dhe vajra për gra. U ngrita ta fotografoj.
Shkruan Ben Blushi
Në Dhërmi pashë një djalë që ishte ulur poshtë një cadre. Mbrohej nga dielli. Shiste lodra uji për fëmijë. Tavlla për burra. Dhe vajra për gra. U ngrita ta fotografoj.
Mos më fotografo aman,tha djali
Vetëm një foto,i thashë
Jo për të madhin Zot mos,tha djali
Ore ca ke nuk të vjen e keqja nga një fotografi,i thashë
Ime më vjen turp,tha djali
Rri ashtu se të bijen hijet e cadrës mbi fytyrë,i thashë
Aman vallahi të ve syzet,tha djali
Si të duash,thashë unë
Për cfarë më fotografon ime,më pyeti
Për qejf,thashë unë
Po ti kush je ime,më pyeti
Ben Blushi,thashë unë
Ou më duket se të njof ime,babai më ka thënë je njeri i mirë
Ku i dihet,thashë unë
Ke instagram ime,më pyeti
Kam,thashë unë,hape me emrin tim
Po e shof,tha djali, ti i nxjerr të gjithë bardhë e zi
Bardhë i zi,do dalësh edhe ti, thashë unë
Epo kështu mirë, pranoj, po për Zotin më nxirr mirë,tha djali
Si quhesh,e pyeta
Gersi,tha Gersi
Nga je ti Gersi?
Ime nga Elbasani jam,tha Gersi
Ime dukesh që je nga Elbasani,thashë unë
Edhe ti e përdor ime,pyeti Gersi
E kam mësuar në Elbasan ime,thashë unë
Ime e di cfarë do të thotë ime,pyeti Gersi
Ime do të thotë me një fjalë ose me që ra fjala,thashë unë
Ime do të thotë tani,tha Gersi
Ime e di ime,thashë unë
Ime edhe ti nga Elbasani je, pyeti Gersi
Edhe unë kam një degë nga Elbasani,thashë unë
Ne jemi shpatarakë ime,tha Gersi,nga Shpati
Prandaj shet shpata për fëmijë,e pyeta
Shes edhe vajra plazhi dhe pajisje për zhytje,tha Gersi
Do e kisha blerë këtë tavllën,thashë unë
Pse nuk e blen ime,tha Gersi
Ime nuk kam me kë luaj,thashë unë
Vallahi do luanim bashkë po kam punë ime,tha Gersi
Sa ke shitur sot ime,e pyeta
Ime skam shitur asgjë mbeta me muhabet ime,tha Gersi
Si e dinë njerëzit cfarë shet ime ,e pyeta
Ime bërtas në plazh dhe njerëzit më dëgjojnë, tha Gersi
Cfarë bërtet ime,e pyeta
Mall Elbasani solli Tarzani,tha Gersi
Ime ti je Tarzani ?
Ime unë jam Tarzani,tha Gersi
Mirë ime,thashë unë
Mall Elbasani solli Tarzani,tha Tarzani
Ime Ime,thashë unë
Promoted Content