Shkruan Basir Çollaku
Prokuroria me argument Gines, kush e urdhëroi të thotë lapsus pas dy ditëve?
Në Elbasan me 3 shkurt 2016, ndodh një ngjarje e rëndë, në vriten tre persona, Agron Çapja, Enver Sinakoli, Eno Bedalli dhe plagosen 7 të tjerë. Hetimet e policisë dhe prokurorisë mbërrijnë ndër të tjera në një episode kritik.
Përgjimet i kërkon policia, i miraton prokuroria dhe i cilëson të vlefshme e bindur gjykata.
Arsyeja e kësaj kërkese ka të bëjë me faktin se shërbimet policore në kryerjen e hetimeve ne rrugë operative kishin të dhëna për shtetas, të cilët mund të marrin ose transmetojnë komunikime nga të dyshuarit, dhe vëzhgimi i të cilëve mund të çojë në zbulimin e vendndodhjes ose identitetit të të dyshuarve. Kjo është arsye e mbështetur në prova të tjera, të cilat policia dhe prokuroria ia kanë përcjellë gjykatës, e cila është bindur dhe ka miratuar ndër të tjera vënien në përgjim të telefonit të deputetit.
Kështu ka ndodhur edhe me Taulant Ballën, të cilin Gjykata e Elbasanit, bashkë me prokurorinë e këtij rrethi gjyqësor, në vendimin e saj të 17 shkurtit të vitit 2016, nuk mundet ta saktësojë me emër dhe mbiemër, për arsye procedure, frike, komprometimi, apo pushteti…
Është numri i telefonit celular 0682055399, që prokuroria dhe gjykata thonë thjesht njeriu Taulant. Në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Taulant Balla ka shënuar ndër të tjera dhe numrin e tij që është konkretisht 0682055399, pikërisht numri i përgjuar nga prokuroria, cilësuar i vlefshëm si veprim hetimor nga ana e gjykatës.
Ligji nuk lë shteg për hamendësime, ai saktëson se: “Me kërkesën e prokurorit, për rastet e lejuara në paragrafin 1, të nenit 221 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata autorizon përgjimin me vendim të arsyetuar, kur ai është i domosdoshëm për vazhdimin e hetimeve të filluara dhe kur në ngarkim të personit ekziston një dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se ka kryer një vepër penale”.
Por gjykatësi, ashtu siç ligji e përcakton qartë, ka miratuar kërkesën, pasi kërkuesit e kanë bindur me provat e dërguara në dosje.
Ardian Çapja nga salla e gjyqit pak ditë më parë, akuzoi prokurorinë për veprime dhe mosveprime, të cilat kanë ndikuar në zbardhjen e ngjarjeve të shumta. Ndër të tjera në seancën gjyqësore, Çapja pohoi se përgjimet e njeriut Taulant, politikan i lartë, janë zhdukur, asgjësuar
Gjykata e ka pasur bashkë me prokurorinë, që njeriut Taulant t’i vërë nëpër shkresa edhe mbiemrin Balla.
Po si ndodhi tërheqja e prokurorisë dhe gjykatës me emergjencë?
Nga erdhi urdhri? Si u bind gjykata nga prokuroria me argumentin lapsus pas 46 orë e 50 minutave? Çfarë kishte në materialet e përgjuara? Përse gjykata nuk pohon se ka ose jo transkripte të këtyre përgjimeve, material më të cilat ajo procedurialisht duhet të jetë dosmodoshmërisht e njohur dhe me pas dhe materialin në CD audio, për të identifikuar pretendimet e deriatëhershme?
A është përgjimi i numrit të Taulant Ballës, një përgjim procedural, që kërkohet nga prokurori për të shndërruar në provë materialet e mëparshme të policisë gjyqësore, rreth të cilave ka shërbyer indicia për t’ju drejtuar gjykatës? Natyrisht në një hetim me standard dhe në formën e kërkuar nga ligji po.
Si u bind gjykatësi për të miratuar lejimin e përgjimit të numrit të mbajtur nga Taulant Balla, në kuadër të përgjimeve të personave, të cilët mund të marrin ose transmetojnë komunikime nga të dyshuarit dhe nga shtetas, vëzhgimi të cilëve mund të çojë në zbulimin e vendndodhjes ose identitetit të të dyshuarve ??! Bëhet fjalë për të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e rëndë me 3 shkurt 2016 në lokalin e shtetasit Agron Çapja, ku mbeten të vdekur tre shtetas, e u plagosën shtatë të tjerë.
Si paska shërbyer një lapsus edhe për të miratuar edhe ndaluar përgjimin?! Kjo sepse të dhënat e marra nga përgjimet pas vendimit të gjykatës do të shërbenin si prova. Vendimi i gjykatës ka prishur edhe burimin e provave, duke kërkuar asgjësimin e materialeve dhe në serverin e përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, duke mos mundësuar nisjen e një procedimi penal. Një hetim serioz i pandikuar këtyre mosveprimeve do të nxirrte përgjegjësinë e oficerëve të policisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve të përfshirë në këtë operacion asgjësimi.