Nis çarja e parë mbi Kombëtaren, një rivalitet mes elitave të Tiranës dhe tifozëve

0

Shqipëria e ka siguruar tashmë biletën për në Euro2024 me një lojë të shkëlqyer të djemve kuqezi thuajse në të gjitha ndeshjet në grupe.

Jemi të kualifikuar një ndeshje para përfundimit të ndeshjeve në grupe dhe tani kemi luksin të mendojmë për Berlinin.

Që prej fillimit të këtyre ndeshjeve pati një lloj rivaliteti autoriteteve të vendit, FSHF-së dhe tifozëve të kombëtares, diçka që u pasqyrua edhe mes sloganeve të përdorura, por edhe këngës “Mora fjalë”.

Kjo këngë konsiderohej si një lloj qendrimi kryengritës ndaj kastës së vjetër politike në shtetet shqiptare dhe kundër korrupsionit dhe praktikave mafioze të drejtimit duke i “kërkuar Adem Jasharit të ngrihet dhe të shohë si ka përfunduar shqiptaria”, gjë që ka ngjallur jo pak shqetësim në Tiranë.

Vazhdimisht Tirana është përpjekur që ti veshë këngë të tjera kombëtares, siç ishte rasti i vitit 2016 me Elvana Gjatën, gjë që po ndodh edhe tani. Gjatë orëve të fundit po qarkullon një propozim që të jetë kënga “Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, e cila thuhet se do të jetë “himni” i tifozëve dhe futbollistëve të kombëtares.

Mbetet për t’u parë në fakt se sa do të ngjisë kjo këngë përballë himnit të çimentuar tashmë “Mora fjalë”.

Po ju, kë preferoni si “himn” të Kombëtares në Euro2024?

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu