Taulant Balla pranë arrestimit/ Del në përgjime të ndërkombëtarëve, ka porositur vrasje

0

Një skandal politik me përmasa shpërthyese u denoncua dje në Kuvend, ku kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi nga foltorja kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se jo vetëm ka rënë në përgjime me banda kriminale, por ka porositur edhe vrasje. Sipas Berishës, dokumentet dhe mesazhet e zbardhura tregojnë se Balla ka vepruar si pjesë e një skeme kriminale të mirëorganizuar. Ai deklaroi se krimi i organizuar kërkonte futjen e njerëzve të vet në listat e deputetëve, duke marrë garanci direkte për votat në Kuvend. Berisha tha se Taulant Balla, në rolin e kreut të grupit parlamentar, u dha dritën jeshile bandave për të futur emra të diktuar nga burgu.

Në sallë u përmendën përgjime ku flitet për marrëveshje të mbyllura dhe afate konkrete për realizimin e tyre. Sipas Berishës, Mario Çela, i njohur si “Target”, fliste për vrasje të porositura dhe pazare politike të mbuluara me vota. Ai theksoi se këto nuk ishin thjesht favore apo tendera, por krime të rënda të porositura me mbrojtje politike. Berisha akuzoi Ballën se garantonte personalisht votat nëse kërkesat e bandave plotësoheshin. “Në datën 20.02.2020, Target, ose Mario Çela, me të cilin, parafolësi që duhet të ishte sot i dënuar të paktën 40 vite për vrasjet që ka porositur me dokumenta, informon PIN-in. Se kishin rënë dakord mes tyre që të mos kërkonin Taos, këtij këtu… të mos i kërkonin… dëgjojeni… bandës. Asnjë tender publik, se ky merret me tendera… asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin. Ky mesazh iu përcoll Taos. Dhe i dhanë afat gjer në dhjetor. Dëgjojeni! Është krahu i kartelit të Çelës. Tao iu përgjigj kësaj. E garanton… a garantoni që të gjitha ata njerëz që do të votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që donin nga burgu? Dëgjojeni! Dëgjoni çfarë krimineli është. Ja ku e ka vendin ky. Prisni. Përgjigja ishte: Po! Ne e garantojmë këtë”, deklaroi dje Berisha.
Por kjo nuk është hera e parë që kreu i PD, Sali Berisha hedh akuza të forta ndaj kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Disa muaj më parë kryedemokrati Berisha, gjatë prononcimit për gazetarët jashtë godinës së SPAK, ka denoncuar se si ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla del në bisedat e aplikacionit të enkriptuar “SKY ECC” të grupeve kriminale në Elbasan. Sipas bisedave të denoncuara nga Berisha, një grup kriminal i ka kërkuar Taulant Ballës burgosjen e kundërshtarëve të tyre, dhe ky i fundit iu ka kërkuar në këmbim sigurimin e votave për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Më konkretisht, sipas Berishës, grupi i Suel Çelës i ka kërkuar arrestimin e Çapjave dhe se kjo gjë ka ndodhur vërtet, pasi u arrestua Ardjan Çapja dhe Balla doli “kampion” me vota. Gjithsesi, Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama është numri “1” për biseda në aplikacionet “Sky Ecc” dhe “Encro Chat”. “Tani me datën 10.2.2020, target është njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me PIN, me telefonin e tij AM5P80, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord që t’i kërkonin Taos.

Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Taos i kishin kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tyre. Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që doni në burg? Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë i burgosim ata që kërkoni ju? Përgjigjia ishte: Po, ne e garantojmë këtë. Më pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit. Tani, komenti tjetër. Tao është fiks Taulant Balla, është një kriminel që është vetëm njëri nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet. Përgjigja është se ne garantojmë votat në qoftë se ti arreston listën që të kemi dhënë për të arrestuar. Sipas këtij premtimi u arrestuan Çapjat me kërkesë të Çelëve. Kjo është e vërteta. Ata shkuan në burg në mars të vitit 2021, para zgjedhjeve, në mënyrë që Tao të dilte kampion i votave në Elbasan. Çfarë del nga kjo? Që Tao përcakton tendera, që Tao përcakton vendimet e gjykatave, që Tao merr përsipër me listë arrestimet dhe në kundërpërgjigje, Tao merr garanci për votat. Ky është vetëm një aspekt i dokumenteve të pafundme që kam unë për organizatën kriminale që unë e quaj Skrapi i partisë. Tao shëtit nga një vend në një vend tjetër dhe këto janë vetëm njëri aspekt sepse janë të tjera, konkrete për të, po kaq të rënda dhe më të rënda. Avash-avash do keni me radhë, unë jam zotuar se do u faktoj pse e cilësoj Altin Dumanin kreun e një organizate kriminale.

Sepse Altin Dumani i ka këto prej kohësh, por vepron njëlloj si Lubi Balluku dhe Edi Rama, Rama jepte për një hyrje një leje ndërtimi, Lubia që është e pashembullt në Ballkan dhe Europë, ndau 13 kilometra rrugë në 14 kontrata. Këto nuk janë nga Skrapi, janë një burim tjetër. Këto janë nga një qendër e huaj. Irena me 5 mbiemra dhe Irenat me 5 mbiemra gjykatë i çuan ti?! Urdhëro pra, ka marrë përsipër arrestimin dhe i ka arrestuar. Shko, shih kronologjinë. Pra, ky vendos edhe për gjykatën, edhe për prokurorët. Sepse këtu nuk thuhet prokurorët, thuhet Taulanti garantoi. Dhe ata u arrestuan. Tani, kush i arrestoi ata? Gjykatës të pavarur i arrestuan apo Taulanti? Kjo është shumë evidente. Ajo që kanë deklaruar rezolutat ndërkombëtare, se kemi të bëjmë me një sipërmarrje kriminale shtetërore në Shqipëri, shteti dhe krimi së bashku, kjo është e vërteta. Tjetër punë se akoma nuk është arritur të realizohet nga mediat për arsye të ndryshme, por kjo është një narkodiktaturë, në të cilën ky shtet funksionon me një organizatë të përbashkët me krimin. Ja, urdhëro ku e keni. Të mos kërkohen më tendera publike, pra janë kërkuar tendera, përcaktonte tendera ky për banadat.

As favore të tjera, pra u shpërndante favore këtyre, por tani vetëm burgosjen e kundërshtarëve tanë. Dhe kjo u garanton votat… Në qoftë se një prokuror merr dosjet e krimit dhe bën gjithçka që ta mbyllë atë dhe nuk e heton, ai bashkëpunon me krimin. Çfarë ndodhi dje me dosjen Toyota Yaris? Ishte akti më i shëmtuar. Në këtë dosje është Zarka me atë avokatin dhe dy të tjerë, por janë tre prokurorë kryesorë këtu, të cilët sikur të ishin ushtarë të asaj Eriona Daupajt, e cila bënte ndërmjetësin mes bandave dhe prokurorit. Taulanti është zë i veçantë në këtë dosje, jo për atë që i ka thënë Lulzim Basha, por për ndërhyrjet që bënte në polici për të zgjidhur akuzat ndaj tyre. Taulanti është veças, por janë tre prokurorë që marrin shuma të mëdha, që kërkojnë 100 mijë, 70 mijë euro, janë të gjitha të regjistruara këto…”, është shprehur Berisha.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu