Klevis Balliu, shef i Organizimit në PD, bëri apelin e fundit për protestën e ditës së nesërme që nis në ora 17.00. Duke e cilësuar qeverisjen si mafioze, Balliu shkroi në rrjetet sociale që nesër në ora 17:00 Tirana duhet nga Sinaloa dhe Ndrageta, përkatësisht organiztata mafioze në Meksikë dhe në Itali.
“Nesër në ora 17:00 të çlirojmë Tiranën nga Sinaloa dhe Ndrageta.
Është koha e rikthimit të shtetit ligjor, është koha e ndërtimit të Shqipërisë për shqiptarët.
Nesër të bashkohemi kundër korrupsionit duke mbushur çdo rrugë dhe çdo shesh si asnjëherë tjetër.
Kundër varfërisë kundër dhe shfrytëzimit nga kjo qeveri babezie.
Fitorja është me ne!”- shkroi Balliu.