Të çregjistrohet kandidati socialist i Kuçovës, të nisin hetimet

0

Partia e Lirisë ka depozituar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve  kërkesën për ndalimin e kandidimit të Kreshnik Hajdarit kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Kuçovës.

Kërkesa e Partisë së Lirisë dhe koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ vjen pas daljes në media të një dënimi që zoti Kreshnik Hajdari ka marrë në Greqi dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Në kërkesën e Partisë së Lirisë thuhet se vendimi i Kuvendit të Shqipërisë numër 17/2016 përcakton qartë këto kritere dhe Partia e Lirisë kërkon që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të bëjë verifikimet e nevojshme dhe të ndalojë kandidimin e Kreshnik Hajdarit.

Partia e Lirisë e ka dorëzuar kërkesën dhe në Prokurorinë e Përgjithshme për të nisur hetim penal ndaj Kreshnik Hajdarit për fshehje të të dhënave.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu