Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja ka kërkuar nga Parlamenti Evropian që të nisin hetime për largimin e Mirsolav Lajçakut nga pozita e Përfaqësuesit Special për dialogun Kosovë-Serbi.
Në një reagim në Facebook, Ramabaja ka kritikuar Lajçakun për një deklaratë të dhënë para mediave pas takimit të pesë emisarëve ndërkombëtarë me kryeministrin Albin Kurti.
“Është shumë herët të bëjmë ndonjë deklaratë dramatike sepse jemi në mes të misionit dhe do vazhdojmë në Beograd”, ka thënë sot Lajcak në Prishtinë.
Kjo deklaratë, Ramabajës i është dukur skandaloze. “Kjo deklaratë skandaloze është më shumë produkt i ndërdijes së një avokati të Serbisë, se sa i vetëdijes së një përfaqësuesi diplomatik të BE-së”, ka thënë Ramabaja.