Shkruan Zef Ndreka
Sot është e enjte, 27 korrik. Pasnesër, me dt 29 demokratët qëndrestarë shkojnë qetësisht në votime. Më të çliruar se kurrë, pa asnjë presion apo ndërhyrje, pa pagesa kandidatësh apo klanesh.
Kjo fushatë e PD-së, për zgjedhjen e kryetarit, sigurisht erdhi paksa e sforcuar për arësye të mungesës së kryetarit, të dorëheqjes së papritur të kryetarit në detyrë Enkelejd Alibeaj, si dhe arsyeve të tjera që lidhën me luftën e brëndshme të disa anëtarëve ekzistues të kryesisë së PD-së dhe të një numri deputetësh tashmë të shitur tek Berisha, të cilët kanë vëndosur ta ndjekin non grat-ën dhe të ndajnë fatin politik me të.
Kjo është punë e tyre, është zgjedhje përsonale e tyre.
Më mirë pse ndodhi kështu!
Tashmë PD-ja po vetëpastrohet nga vemjet, nga deputetët pa shtyllë kurrizore, nga intetesaxhinje të vegjël pa asnjë grimë moral e mision politik.
Me dt 29 korrik, i ftoj gjithë miqt e mi demokratë, të votojnë Lulzim Bashën.
Të mbështesin atë si qëndrestarë nga sulmet dhe shpifjet e papara nga trekëndëshi i Bermudës, të cilët kanë paguar mediat prej dy vitësh me miliona euro para të vjedhura e të korrupsionit për ta përbaltur, për ta asfiksuar, për ta dorëzuar.
Por për fat të demokratëve të qartë dhe që nuk u mashtruan nga non grat-a, bashkë me Bashën rezistoi edhe PD-ja.
Të gjithë e kemi kritikuar Bashën. Me të drejtë dhe pa të drejtë. Por ai, më shumë se askush tjetër ka treguar ndershmëri, qëndrueshmeri e konseguencë vitale.
Nuk u përkul, përkundrazi. Akuzat dhe shpifjet e kanë forcuar, e kanë futur në shina për të kuptuar më mirë è më qartë klanet mafioze shqiptare, të lidhur me të huajt për të mbajtur peng politikën, statusquonë, shqiptarët dhe Shqipërinë.
Lulzim Basha ka studiuar e ka jetuar pak kohë jashtë vendit.
Ardhja e tij në politikë, i ri, me një frymë të re shumë qytetare, pa asnjë mëkat nga e kaluara, e ka ndihmuar të mos hipnotizohet nga Berisha, por të mbijetojë në gojën e ujkut gjithnjë në rrezik.
PD-ja dhe Lulzim Basha duhen ruajtur, duhet të rritën me mbështetjen tonë, me frymën tonë, me kujdesin tonë.
Për të patur një PD normale, qytetare e për të arritur ta bëjmë alternativë të pushtetit pa grupin e ngushtë të Berishës non grat-a familjarisht.
Duhet të mbështesim Bashën, për të patur një lidër modern, qytetarë, pa vese e mllefe, larg autoritarizmit dhe sëmundjeve që tashmë kanë mbytur liderët e trëkëndëshit të Bermudës.
Data 29 korrik, do të shënohet si moment i rëndësishëm politik për PD-në, sepse është dita që ndan shapin nga sheqeri.
Është mision i vështirë i Bashës dhe PD-së, përballë mafies, përballë oligarkëve dhe shefave të tyre. Por që do e arrijnë, në sinkron me aleatët strategjikë të Shqipërisë, me SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Europën.
Misioni Basha vazhdon!
Ndaj sërish, i ftoj miqt demokratë ta votojnë me kënaqësi liderin demokrat, patriot e atdhetar Lulzim Basha.