Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se në zgjedhjet e Kukësit do të shihet influenca e bashkimit Berisha-Bardhi.
Ndërkaq, sipas tij ne çdo skandal të Partisë Socialiste ka më shumë shanse për fitoren e kësaj të fundit.
“Shqipëria ka një absurditet, që pas çdo skandali të socialistëve, socialistët e thellojnë fitoren.
Të shikojmë, mbase Berishën e shpëton Gaz Bardhi.
Është koha për të treguar se sa peshë kanë këto dy grupe parlamentare që janë bashkuar në 1,” – u shpreh Spahiu në një intervistë për Euronews Albania.