Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar liderët e opozitës për t’u takuar pas zhvillimeve të fundit në Veri, përcjell albinfo.ch.
Ftesës për takim sot në mëngjes i janë përgjigjur pozitivisht kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
I pari arriti kryeministri Albin Kurti
Pas, Kurtit arriti edhe kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku.
Më pas erdhi edhe Haradinaj e Krasniqi.
Kësisoj, gjithçka është gati për takimin mes Kurtit dhe opozitës.
Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri e ka quajtur lajm të mirë ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për opozitën.
Plotësim i lajmit
Në kohën sa po mbahet takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e opozitës, ku nga ky takim u pa duke dalë Ramush Haradinaj, në ambientet e Qeverisë është parë duke hyrë publicisti Veton Surroi, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka dalë nga takimi i thirrur nga kryeministri Kurti me liderët e opozitës.
Ai qëndroi në takim veç 20 minuta.
Ndryshe, takimin po e vazhdojnë Lumir Abdixhiku e Memli Krasniqi.